Erkand Qerimaj është një nga peshëngritësit më të suksesshëm shqiptarë, ku me fanatizëm ka ngritur lart flamurin kuqezi në kompeticionet evropiane dhe botërore. Por si e ka nisur shkodrani karrierën në sport? I ftuar në emisionin “Diagnozë” nga Freskida Miloti, Qerimaj deklaroi: “Kur isha i vogël kam qënë një fëmijë shumë i lëvizshëm dhe kështu kam tentuar të bëj disa sporte. Prindërit më futën në kurse të ndryshme. Kam provuar karatenë, futbollin dhe më pas peshëngritjen, sport që u fokusova pasi e kisha me talent dhe me qejf, por asnjëherë nuk e mendoja se do të bëhesha Kampion Evrope ose Kampion Bote, apo rekordmen botërorë dhe rekordmen evropian. Thjeshtë e kisha me shumë pasion dhe dëshirë sportin dhe për të qënë më i miri aty tek palestra. Pastaj ambiciet vazhduan të rriten gradualisht që të jem më i miri në Shqipëri, pastaj pas Evropianit ëndërroja të bëhesha më i miri në botë edhe kështu me radhë. Kështu nisi rrugëtimi i sportit. Kur nisa peshëngritjen isha 9 vjeç. “Dëshira për tu marrë me sport ishte dhe që të largohesha nga rruga duke pasur parasyshë që ato vite ishin të vështira dhe ishte mirë që të merreshim me sport. Edhe tani është mirë për tu marrë me sport, që të largojmë të rinjtë, fëmijët nga rruga.”
You may also like
Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi është ndër personazhet më të pëlqyer për muzikën prej vitesh. Ndryshe nga herët e tjera, ajo ka Lexo Artikullin »
Në emisionin Diagnozë nga Freskida Miloti, në rubrikën “Impakt shëndet” ku personazhe publike tregojnë anën e tyre humane, sociale, tregojnë histori jo Lexo Artikullin »
I ftuar në pjesë tjetër të emsionit është Bojken Lako, një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar, i cili ka dhënë një Lexo Artikullin »