Mjeshtri i madh i muzikës popullore shqiptare, Bujar Qamili është ndër këngëtarët e preferuar të publikut. Ai ka sjellë këngë të ndryshme shkodrane, si dhe ka patur bashkëpunime të suksesshme me emra të njohur. Bujari u bë pjesë e emisionit shëndetësor ‘Diagnozë’ nga Freskida Miloti ku foli për muzikën e tij duke treguar se cili është ushqimi më i mirë shpirtëror e mendor për të. Bujar Qamili: Të merresh me këtë punë nuk është gjë e lehtë, sidomos në pozicionin që unë Bujar Qamili ndodhem. Të flasim me këmbë në tokë, jam një figurë artistike që më njeh i madh e i vogël dhe duke qenë kështu, unë gjithmonë i ruhem gjërave, por ajo që më jep energjinë dhe më kënaq më tepër është kur nxjerr një këngë të re dhe publiku, qoftë ditën e parë, të dytën apo të tretën e duartroket, e përshëndet dhe pas një jave e këndon me mua. Kjo është një kënaqësi shpirtërore dhe unë them arrita dicka tjetër. Hiti i fundit që ka arritur nga ai është dueti me Mateus Frrokun që ka mbi 2 milionë klikime në Youtube. Gjatë intervistës në rubrikën ‘Impakt Shëndet’, këngëtari nga Shkodra tregoi se mund të vijë një bashkëpunim i dytë me Mateusin.
You may also like
Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi është ndër personazhet më të pëlqyer për muzikën prej vitesh. Ndryshe nga herët e tjera, ajo ka Lexo Artikullin »
Aktori i mirënjohur Bruno Shllaku në një intervistë ndryshe në rubrikën ‘Impakt Shëndet’ në emisionin ‘Diagnozë’ nga Freskida Miloti flet për jetën Lexo Artikullin »
Maja është ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, e cila sjell hite muzikore të zonës jugore shqiptare. Të gjithë e Lexo Artikullin »
Një intervistë ndryshe me këngëtaren Rosela Gjylbegu, ndiqni se çfarë ka rrëfyer në “Diagnozë” dhe kujt i bëjmë surprizën. “Diagnozë” një emision Lexo Artikullin »