A qëndron koronavirusi në veshje: Ҫfarë duhet të dini?

Koronavirus në veshje: Ҫfarë duhet të dini?

 

Shumë punonjës të dhomave të urgjencës heqin rrobat e tyre sapo kthehen ose disa para se të futen në shtëpi. A do të thotë kjo se duhet të shqetësoheni për transmetimin e COVID-19 nga veshja juaj, peshqirët dhe tekstilet e tjera?

Ndërsa studiuesit zbuluan se virusi mund të mbetet në disa sipërfaqe deri në 72 orë, studimi nuk përfshiu veshjet. “Deri më tani, provat sugjerojnë se është më e vështirë të kapësh virusin nga një sipërfaqe e butë (siç është pëlhura) sesa nga sipërfaqet e prekura shpesh si butonat e ashensorit ose dorezat e dyerve,” shkroi Lisa Maragakis, MD, drejtore e e parandalimit të infeksionit në sistemi shëndetësor i Johns Hopkins. 

Një gjë e dinë ekspertët: Në këtë pikë, transmetimi ndodh kryesisht përmes kontaktit të ngushtë, jo nga prekja e sipërfaqeve të forta ose veshjeve. Gjëja më e mirë që mund të bëni për të mbrojtur veten tuaj është të qëndroni në shtëpi. Dhe nëse dilni, praktikoni distancimin shoqëror.

“Kjo është një armë shumë e fuqishme,” i tha Robert Redfield, MD, drejtor i CDC, për Radio Publike Kombëtare. “Ky virus nuk mund të shkojë nga personi në person shumë lehtë.”

Dhe mos harroni të përdorni dezinfektuesin e duarve ndërsa jeni jashtë, mos prekni fytyrën tuaj dhe lani duart kur të ktheheni në shtëpi.

Nëse askush në shtëpinë tuaj nuk ka simptoma të COVID-19 dhe të gjithë jeni duke qëndruar në shtëpi, CDC rekomandon pastrim rutinë, përfshirë lavanderi. Edhe nëse dilni jashtë dhe mbani distancim të mirë shoqëror, të paktën 6 metra nga kushdo që nuk është në familjen tuaj, duhet të jeni mirë.

Por nëse dyshoni se keni qëndruar shumë afër për një kohë të gjatë, ose dikush kollitet afër jush, nuk ka dëm kur të ndryshoni veshjen tuaj dhe ta lani menjëherë, veçanërisht nëse ka sipërfaqe të forta si butona dhe zinxhirë ku virusi mund të qëndrojë. Lani duart përsëri pasi të keni vendosur gjithçka në makinë. Thani gjithçka, pasi virusi vdes në temperaturë mbi 56˚C.

Burimi:webMD