Aktori dhe gruaja e tij rezultojnë me koronavirus

Tom Hanks dhe gruaja Rita Wilson kanë rezultuar pozitive me koronavirusin COVID-19.
Aktori, 63 vjeç, konfirmoi rezultatet pozitive në Instagramin e tij këtë të mërkurë.

Ai ka shkruar:

“Përshëndetje, njerëz. Rita dhe une jemi nëAustrali. U ndjemë pak të lodhur, sikur kishim rrufe, dhe dhimbje trupi. Shenjë etheje gjithashtu. Për t’i bërë gjërat në rregull, siç është nevoja në botë për momentin, ne u testuam për Coronavirus, dhe dolëm pozitiv. Mirë, tani. Çfarë të bëjmë tjetër? Stafi mjekësor ka protokollet që duhen ndjekur. Ne, familja Hanks do të testohemi, do të vëzhgohemi, dhe do të izolohemi për aq sa është e nevojshme që siguria e shëndetit publik e kërkon. Nuk kemi çfarë të bëjmë më shumë t’i marrim ditët me rrallë, apo jo?
Do ju mbajmë të azhornuar.
Kujdesuni për vehten tuaj!
Hanks”

Lajmin e kanë publikuar të gjitha mediat amerikane.