Kirurgjia vaskulare

Përparësitë me procedurat e reja kirurgjikale për të shpëtuar jetë

Flet Prof. Asc. Edmond Nuellari

 

Edmond Nuellari: Shërbimi i Kirurgjisë Vaskulare është shërbimi i vetëm dhe unikal në Shqipëri.

Kirurgjia vaskulare merret me trajtimin, diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve vaskulare që përfshin sëmundjet e sistemit arterial, të sistemit venoz dhe sistemit limfatik.

Sëmundjet e sistemit arterial përfshijnë gjithëgamën e arterieve që dalin nga zemra që shpërndahen në organet abdominale dhe nëperiferi dhe pjesën e arterieve të qafës qëfurnizojnë trurin.

Shërbimi i Urgjencës së Kirurgjisë Vaskulare ështëshërbim qëpret gjithë të sëmurët nga e gjithë Shqipëria.

Konsiston 24 orë në 7 ditë. Këto 3,4 vitet e fundit ka bërë një hov cilësor sepse është pajisur me aparaturat, me sistemin e aparatit të ekos me të gjitha sondat me frekuencë që janë 8-12 megahertz, gjithashtu edhe me sistemin e aparaturës së skanerit me kontrast dhe rezonancës magnetike.

Në Shërbimin e Urgjencës ka rëndësi shumë të madhe koha.

Në momentin që një të sëmuri i fillojnëshenjat e dëmtimit të arterieve të sistemit venoz, sistemi arterial toleron deri në 6 orë.

Është si puna e infarktit që ndodh tek zemra. Sa më shpejt të ndërhysh, aq më shpejt rigjenerohet. Nëse ndërhyjmë brenda 6-orëshit të parë i sëmuri shpëton pa asnjë dëmtim.

Nëse kalon mbi 6 orë ne mund t’i bëjmë ndërhyrjen kirurgjikale, por ajo nuk ka vlerë sepse indet fillojnë dhe dëmtohen.

Freskida Miloti: Si realizohen konsultat? Sa konsulta bëhen?

Edmond Nuellari: Është krijuar një qendër e përgjithshme e konsultave që bëhet për gjithë Spitalin Nënë Tereza, ku informohen të sëmurët.

Fillimisht i sëmuri do ta bëjë kontaktin me mjekun e familjes, pastaj me mjekun specialist të rrethit dhe pastaj me kirurgun vazal.

Duke qenë se është Shërbimi i vetëm Kombëtar tek ne realizohen 15-20 konsulta në ditë.

Nga 15-20 konsulta qëështë e detyrueshme, ne bëjmë 20-30 konsulta në ditë. Ne kryejmë edhe pjesën e trajtimit konservativ edhe pjesën e ushtrimit fizik edhe pjesën kirurgjikale.

Freskida Miloti: Keni një rritje të bashkëpunimit me neurologët, endokrinologët?

Edmond Nuellari: Kjo është një pyetje shumë e drejtë!

Kirurgjia vazalenuk është specialitet që ka shumë lidhje me kirurgjitë e tjera. Një bashkëpunim të frytshëm kemi me kardiokirurgjinë.

Bashkëpunimi më i madh duhet me endokrinologjinë sepse të sëmurët diabetikë në 15% të rasteve janë edhe të sëmurë arteriopatë. Aq më tepër që është edhe këmba diabetike, ku kapja në kohë dhe bashkëpunimi mund të ndihmojë të sëmurin.

Duhet bashkëpunim dhe me neurologjinë sepse sëmundjet e arterieve të enëve të gjakut që furnizojnë trurin duhen kapur në kohë. Në qoftë se nuk kapen në kohë ato mund të kenë pasoja fatale për jetën ose mund ta lënë të sëmurin invalid të përjetshëm.

 

Cilësia ështëpërmirësuar sepse kanë ardhur aparatura të reja. Për çdo sëmundje janë marrë sete të personalizuara.

Kjo ka shkurtuar kohën e operacioneve, ka ulur numrin e infeksioneve, është rritur cilësia, është rritur edhe numri i operacioneve. Vdekshmëria është 2% siç është në vendet evropiane. Bëjmë rreth 4000 konsulta të planifikuara dhe të urgjencës.

Gjithë mjekët që janë në Shërbimin e Kirurgjisë Vaskulare janë specializuar jashtë.

Tani jemi gati që të fillojë procedura endovaskulare e cila bën ndërhyrjen pa operacion. Ndërhyhet nëpërmjet kateterit dhe nëpërmjet angioskopit, nëpërmjet aparatit kontrollohet në ekran dhe shikohet ku është vendi i ngushtimit, atje ndërhyhet, bëhet ose zgjerimi me kateter balon ose i vihet stendë ose endoprotezë.

Një i sëmurë qëështë me masë tumorale, moshë e vjetër, me probleme kardiake nuk e toleron dot operacionin. Kurse me këto procedura nuk ka komplikacione.

Freskida Miloti: Do doja të evidentonim edhe disa metoda të reja!

Edmond Nuellari: Bota po përdor kirurgjinë robotike, është inxhinieria gjenetike e indeve ose përdorimi i qelizave staminale. Kjo ka një kosto shumë të lartë.

Nuk ka asnjë lloj operacioni që nuk bëhet me kirurgjinë e hapur. Rezultatet janë si në Evropë.

Një enë gjaku po u bllokua mund të shkëputet trombi dhe mund të shkojë në mushkëri, në pulmone, por mund të japë vdekjen e menjëhershme.

Me këto procedura ne mund ta shkrijmë trombin dhe ta heqim trombin nga vendi ku është bllokimi. Përparësitë janë që i sëmuri nuk ka asnjë dëmtim, brenda 6, 8 ose 24 orëve shkon në shtëpi.

Dua t’i mëshoj faktorit kohëmë shumë për mjekët e rretheve, të bëjnë një eko për të sëmurët hipertensivë, të sëmurët me dhimbje barku të moshës mbi 50 vjeç që janë duhanpirës, diabetikë.

Nëpërmjet saj ne zbulojmë një masë aneurizmatike të aortës abdominale qëështë me rrezik shumë të madh për jetën. Mund të zbulojmëbllokimet e arterieve karotide ose arterieve të qafës. Kapja në kohë ka shumë rëndësi.