Cili është ilaçi më i lirë?

Gjithmonë sipas studimeve e qeshura forcon sistemin imunitar duke ulur lirimin hormonit të stresit.

”E qeshura është ilaç i lirë”, pra nëse ne qeshim do të kemi shumë përfitime në shëndetin tonë trupor dhe një jetë më cilësore, duke iu referuar edhe studimeve të shumta, ku sipas tyre të qeshësh redukton nivelin e hormoneve që nxisin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut.

E qeshura shkatërron qelizat e tumorit dhe zvogëlon rrezikun e kancerit përafërsisht 25%. E qeshura përshpejton punën e diafragmës dhe kështu nxit sekrecionet e hormonit të lumturisë, zvogëlon dhimbjen dhe relakson trupin.

Përveç kësaj, ajo rrit kapacitetin e mushkërive dhe pasurimin gjakut me oksigjen. Citohet se e qeshura është “vrasësja” e dhimbjeve, redukton sëmundjet e zemrës, përmirëson frymëmarrjen, ndihmon për një gjumë më të mirë, është veprim antidepresant, ju bën të dukeni më të bukur, nxit marrëdhënie pozitive etj.

Nisur nga të gjitha këto përfitime, të gjithë duhet të synojmë që të shkaktojmë të qeshura natyrale dhe të mbajmë pranë vetes njerëz që dinë të na bëjnë të qeshim me shpirt. Sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë sipas studimeve, jemi ne që ndihmojmë pjesërisht në një shëndet të mirë.

Duke bërë vepra të mira, në mënyrë të sinqertë dhe me dashuri, ndihmojmë njerëzit të buzëqeshin, ndihmojmë në përmirësimin e shëndetit të tyre.  Sepse edhe Charles Chaplin ka thënë: “Një ditë pa të qeshura është një ditë e humbur”