Thuhet se ‘Parandalimi është më i mirë se kurimi!’ dhe është e vërtetë. Marrja e hapave parandalues për të siguruar një trup dhe mendje të shëndetshme është gjithmonë e dobishme. Organizata Botërore e Shëndetit sugjeron të njëjtën gjë dhe për këtë arsye, çdo vit ne festojmë Ditën Botërore të Shëndetit në 7 Prill, e cila na kujton rëndësinë e shëndetit.
Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informimin dhe diskutimin rreth shëndetit në botë. Ajo festohet çdo vit në 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së. 7 prilli është dita e miratimit zyrtar të kushtetutës se OBSH-së, kështu që kjo ditë kujton pikërisht atë moment të rëndësishëm të jetës së OBSH-së. Që prej vitit 1950 Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror.
Infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetit janë në pararojë të përgjigjes COVID-19 – duke siguruar cilësi dhe kujdes të lartë.