Dr. Dashamir Gjergji: DIABETIKËT PËRBALLË COVID-19

Këshillat e Dr. Dashamir Gjergjit, endokrinolog

Kjo sëmundje prek me tepër dhe mund të ketë ecuri më të rëndë te moshuarit dhe personat me imunitet jo të fortë. Fatkeqësisht diabeti është sëmundje kronike që sjell dobësim të imunitetit ndaj diabetikët duhet të jenë më të vëmendshëm në këtë situatë.

Kujdesi duhet bërë në radhë të parë që të mos preken nga ky virus, në radhë të dytë duhet të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me mjekun e familjes dhe specialistin diabetolog që i ndjek.

Duhet të bëjnë kujdes me marrjen e barnave.

Duhet të monitorojnë vlerat e sheqerit në gjak.

Nuk duhet të lejojnë oshilacione të glukozës në gjak, ndaj ju rekomandojmë të hanë shpesh dhe nga pak, kuptohet edhe në varësi të skemës mjekuese që kanë.

Duhet të jenë të hidratuar mirë, të marrin ujë, perime, lëngje perimesh, fruta me përmbajte jo të lartë të sheqerit.

Nuk është e nevojshme marrja në forme tablete e vitaminës C, nëse sigurohet nga ushqimet. Ndryshe do të këshillonim për vitaminën D që e mira është të merret nga të gjithë diabetikët në këtë sezon me doza nga 1000 deri 3000UI në ditë.

Gjithashtu higjiena e trupit merr një rol të rëndësishëm në këto momente.

Të mos ndërpresin barnat që përdorin për tensionin e lartë, sepse po flitet shumë për disa barna kundër tensionit si ARB apo ACE inhibitoret, por akoma nuk ka qëndrim zyrtar rreth lidhjes se këtyre mediakmenteve dhe përdorimit të tyre me gjendjen virale aktuale.

Sigurisht në rast dyshimi apo konstatimi edhe diabetikët duhet të karantinohen. Mirë është që të gjithë të sëmurët me diabet të kenë në shtëpitë e tyre sasi të mjaftueshme të barnave, produkte të sheqerosura në rast rënie të sheqerit, aparatin e diabetit me fishat përkatës etj.

Si përfundim krahas masave parandaluese që duhet të marrë çdo diabetik, krahas ndihmës që duhet t’i japë çdo i afërt apo person familjar, thelbësor mbetet kontakti dhe urat komunikuese me mjeket që e ndjekin. Edhe një herë numri im i telefonit 0672036611 është i disponueshëm për çdo diabetik që mendon se ka nevojë për ndihmën tonë.