Sistemi i imunitetit
Me çdo infeksion, sistemi imunitar i trupit përgjigjet duke sulmuar virusin ose bakteret e huaja. Kjo përgjigje imune mund të shpëtoj trupin nga infeksioni.
Qelizat imune prodhojnë citokina për të luftuar infeksionin, por nëse lëshohen shumë, mund të shkaktojë probleme në trup.
“Infeksioni në vetvete mund të gjenerojë një reagim të fortë inflamator në trup që mund të ndikojë në funksionimin e sistemeve të shumta të organeve.”
Një tjetër gjë në lidhje me sistemin imunitar është se, deri më tani, pothuajse nuk ka raste të COVID-19 tek fëmijët nën moshën 9 vjeç. Shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse fëmijët e vegjël nuk infektohen apo simptomat e tyre janë aq të lehta sa askush nuk e vëren atë.
Shkencëtarët thonë se fëmijët gjithashtu kanë sëmundje më pak të rëndë se të rriturit gjatë llojeve të tjera të infeksioneve, përfshirë fruthin dhe infeksionet pneumokokale.
Ai thotë se kjo mund të jetë për shkak se fëmijët kanë një “përgjigje të drejtpërdrejtë imune”, ndërsa njerëzit e moshuar ndonjëherë mund të kenë një “përgjigje të tepërt”. Mund të kenë një reagim të tepërt imunitar që shkakton disa nga dëmtimet gjatë infeksioneve.