ElizabethSchneider i mbijetoi koronavirusit.
Një grua që është shëruar plotësisht nga koronavirusi është një fener i gjallë dhe frymëmarrës i shpresës.
ElizabethSchneider, 37 vjeç, pati një përvojë relativisht të lehtë me virusin ndonjëherë vdekjeprurës. Ajo u trajtua në shtëpinë e saj në Seattle, Washington. Deri më tani, shteti veriperëndimor ka pësuar numrin më të madh të vdekjeve, të paktën 30, në SHBA.
Schneider, i cila ka një doktoraturë në bioinxhinieri, i tha agjencisë France-Press se po ndante historinë e saj “për t’u dhënë njerëzve pak shpresë”. Historia e saj është më e zakonshme sesa mund të mendohet. Autoritetet shëndetësore të SHBA thonë se 80% e rasteve kanë qenë të lehta. Rastet e mbetura që kanë nevojë për shtrimin në spital janë qytetarët mbi moshën 60 vjeç dhe ato me sëmundje si diabeti, sëmundje të zemrës ose sëmundje të mushkërive.
Schneider zbuloi se si filloi të përjetonte simptoma të ngjashme me gripin në 25 shkurt. Simptomat ndodhën tre ditë pasi ajo kishte marrë pjesë në një festë që u identifikua më vonë si vendi ku të paktën pesë të tjerë u infektuan.
“U zgjova dhe u ndjeva e lodhur, por nuk ishte asgjë më shumë se ajo që normalisht ndjeheni kur duhet të ngriheni dhe të shkoni në punë,” tha ajo.
Ajo ndjeu dhimbje koke, ethe dhe dhimbje trupi. Kjo ishte e mjaftueshme që ajo të linte zyrën në firmën e saj bioteknologjike dhe të shkonte në shtëpi.
Ajo pati një temperaturë që arriti në 40 gradë celcius atë natë.
“Dhe, në atë pikë, unë fillova të dridhem në mënyrë të pakontrollueshme dhe ndjesi shpimi therje te vogla në ekstremitetet e mia, kështu që kjo ishte pak shqetësuese,” tha ajo.
Ajo mori ilaçe kundër gripit dhe telefonoi një mik që të ishte në gatishmëri në rast se duhej të dërgohej në spital, por ethet u qetësuan ditët në vijim.
Schneider gabimisht supozoi se nuk kishte COVID-19 sepse nuk i kishte provuar simptomat e zakonshme të tilla si kollitja ose gulçimi.
Ajo e kishte e bërë vaksinën gripit stinor, por mendoi se sëmundja e saj ishte për shkak të një lodhje tjetër. Kur shkoi te mjeku, asaj iu udhëzua të shkonte në shtëpi, të pushonte dhe të pinte sasi të mëdha lëngjesh.
Ajo filloi të dyshonte se kishte diçka më serioze pasi po informohej për situatën përmes mediave sociale. Një mik në Facebook postoi se disa njerëz nga festa ku edhe ajo kishte qenë e pranishme, kishin patur simptoma të ngjashme.
Schneider bëri testin dhe më 7 Mars, ajo mori një telefonatë me lajmin e keq: rezultati ishte pozitiv për COVID-19.
Simptomat e saj ishin zbehur në kohën kur u diagnostikua. Autoritetet lokale shëndetësore i thanë asaj që të qëndrojë në shtëpi.
Ndërkohë, Schneider ndihet më mirë, por ajo gjithsesi ka shmangur mbledhjet dhe po punon nga shtëpia.
“Nëse mendoni se e keni atë” tha Schneider. “Nëse simptomat tuaja nuk janë të rrezikshme për jetën, thjesht qëndroni në shtëpi, mjekoni me ilaçe pa recetë, pini shumë ujë, pushoni shumë dhe shikoni shfaqjet që dëshironi në televizion.”
Megjithatë, ajo paralajmëroi se është e rëndësishme të konsideroni individë me rrezik të lartë dhe të qëndroni në shtëpi nëse ndjeheni të sëmurë.
Burimi: NEW YORK POST