Koronavirusi, OBSH shpall pandeminë globale

Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur pandemi globale, koronavirusin.

Pavarësisht nëse e klasifikojmë koronavirusin e ri si një pandemi, është një çështje serioze. Në më pak se dy muaj, ai është përhapur në disa kontinente. Pandemi do të thotë transmetim i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm i sëmundjes, njëkohësisht në më shumë se tre rajone të ndryshme gjeografike.