Kur mund të jetë gati vaksina kundër koronavirusit?

Kur mund të jetë gati vaksina kundër koronavirusit?

Ndërsa Covid-19 është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën, ka pasur një konkurrencë të madhe për të gjetur një vaksinë, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Matt Hancock, Sekretari i Shëndetit, tha se po investohet maksimalisht në përpjekjet e vendit për të krijuar një vaksinë Covid-19.

Hancock premtoi 20 milion fonde për projektin e Oksfordit, dhe 22.5 milion Franga për provat klinike të një prototipi tjetër në Imperial College London.

Puna për vaksinën, e zhvilluar nga ekipe klinike në Institutin Jenner të Universitetit të Oksfordit, filloi që në janar.

 

Një studim që përfshin deri në 510 vullnetarë të shëndetshëm midis moshës 18 dhe 55 vjeç është duke u zhvilluar në Oksford.

Shkencëtarët që punojnë për këtë vaksinë kanë thënë se mund të dinë brenda gjashtë javësh nëse do të funksionojë.

John Bell, Profesor i Mjekësisë, në Universitetin e Oksfordit, tha se “disa qindra” britanikëve iu është bërë vaksina provë, me shpresë në rezultate të mira dhe nëse funksionon mund të dalin me një përgjigje deri në mes të qershorit.

Mbretëria e Bashkuar do të bashkëpunoj vetëm me SH.B.A. – me dy studime – dhe Kinën.

“Ekziston një koalicion shumë i mirë i zhvilluesve të koordinuar nga OBSH, të cilët mblidhen rregullisht për të shqyrtuar progresin,” shprehen ekspertët.

Prof Pollard në Universitetin e Oksfordit,  shtoi se “miliona doza” mund të jenë gati deri në vjeshtë.

Pasi vaksina të jetë e gatshme për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, Profesor Pollard tha se vendimet do të merren nga Qeveria për cilat grupe do të marrin vaksinën e parë. Por, ai shtoi se ka disa grupe që janë “në rrezik shumë më të madh” të sëmundjes, siç janë punonjësit e vijës së parë dhe të moshuarit, dhe se “do të kishte kuptim t’i jepni përparësi”.

 

Diku tjetër studiuesit në Imperial kanë zhvilluar një kandidat i cili, kur injektohet, provokon një përgjigje imune dhe të krijojë imunitet ndaj virusit.

Ekipi, i udhëhequr nga profesori Robin Shattock nga Departamenti i Sëmundjeve Infektive Imperial, ka testuar vaksinën në kafshë që nga fillimi i shkurtit.

Provat klinike në njerëz pritet të fillojnë në qershor dhe ekipi do të kërkojë të rekrutojë të rritur të shëndetshëm për të testuar vaksinën.

Rezultatet mund të jenë të disponueshme menjëherë në Shtator, thonë studiuesit.

E ndërkohë është raportuar gjithashtu se GSK dhe Sanofi janë bashkuar për të zhvilluar një trajtim kundër koronavirusit, dhe planifikojnë të kenë një vaksinë të gatshme për testim deri në fund të vitit 2020.