Njoftimi zyrtar nga Instituti i Shëndetit Publik për 24 orët e fundit është: 34 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 712 numrin total të të prekurve në vend.
Sot shënohet numri më i lartë i rasteve 34 rastet të rezultuar si pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve në Shqipëri.
Më herët numri më i lartë i të prekurve brenda 24 orëve ka qenë 29.
Numri më i madh i rasteve është konstatuar në Krujë me 18 të prekur me koronavirus. Njëkohësisht janë konstatuar edhe 6 policë me koronavirus në Kukës.
Raste të reja sot:
-18 raste në Krujë
-6 raste në Kukës
-4 raste në Tiranë
-2 raste Kurbin
-1 rast Lushnje
-1 rast Berat
-1 rast i importuar nga Greqia
-1 në Burrel