Shkencëtarët filluan të hënën duke testuar vaksinën e parë eksperimentale të koronavirusit mbi njerëz vullnetarë. Ishte një moment historik në garën për të mbrojtur botën nga pandemia në rritje.
Jennifer Haller, 43 vjeç, ishte pjesëmarrësja e parë e shëndetshme që mori vaksinën e mundshme COVID-19 të hënën në Institutin Kërkimor të Kaiser Permanente Washington në Seattle.
“Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e mahnitshme për mua të bëj diçka, “tha Haller për Associated Press.
Dy dozat e vaksinës do të administrohen me diferencë kohore një muaj.
Dyzet e pesë vullnetarë pritet të marrin pjesë në studimin e nevojshëm për të provuar se vaksina, e cila ka emrin mRNA-1273, është e sigurt dhe mund të funksionojë.
Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se studimi i ri, “i nisur me shpejtësi rekord”, është një hap i parë i rëndësishëm drejt arritjes së këtij qëllimi. ”
Edhe nëse rezultatet janë të suksesshme, vaksina nuk do të jetë në dispozicion për përdorim të gjerë për 12 deri në 18 muaj, sipas Fauci.
Vaksina vjen pasi sëmundja ngjitëse është përhapur në më shumë se 164,000 njerëz në 149 vende dhe territore.
Burimi: New York Post