Respekt për farmacistët!

Emisioni Diagnozë nga Freskida Miloti, që transmetohet çdo të shtunë në orën 18:00 në KlanPlus përveç surprizës që ju bën mjekëve për t’ju shprehur mirënjohjen për punën që bëjnë çdo ditë sot ka zgjedhur të shpreh mirënjohjen për farmacistët. “Mirënjohje dhe respekt për të gjithë farmacistët që në këto ditë të vështira janë pranë pacientëve të tyre. Të ekspozuar në çdo moment ndaj virusit të rrezikshëm, por pa u tërhequr nga misioni i tyre!
Vlerësim për profesionalizmin tuaj duke dhënë mbështetjen e parë mjekësore me përkushtim.
Krenar për farmacistët!” Bëni tag farmacistëve dhe share për t’i falenderuar ata. @emisioni_diagnoze