Sa vite kemi imunitet nëse infektohemi me COVID-19?
Mjekët që ekzaminojnë pacientët që rikuperohen nga infeksioni Covid-19 po gjejnë nivele mjaft të larta të antitrupave në gjakun e tyre. Këto antitrupa janë krijuar nga sistemi imunitar, dhe ata mbështjellin një virus në pika të veçanta, duke bllokuar aftësinë e tij për të shpërthyer në qeliza.
“Është e qartë se përgjigjet imune janë duke u rritur kundër Covid-19 te njerëzit e infektuar,” shprehen mjekët në botë. “Dhe antitrupat e krijuar nga kjo përgjigje do të ofrojnë mbrojtje kundër infeksioneve të ardhshme,por duhet të kemi parasysh që që kjo mbrojtje mund të mos zgjasë për të gjithë jetën.”
Shumica e mjekëve besojnë se imuniteti ndaj Covid-19 do të zgjasë vetëm një ose dy vite. “Kjo është në përputhje me koronaviruset e tjera që infektojnë njerëzit.”
Por a mund të ndryshojë virulenca e saj? Disa studiues kanë sugjeruar se mund të bëhet më pak vdekjeprurës.
Por zhvillimi dhe formimi i një vaksine efektive do të na çlirojë nga kërcënimi i Covid-19.
Revista Nature raportoi se 78 projekte vaksinash ishin nisur në të gjithë globin.. Ndër projektet që janë duke u zhvilluar është një program i vaksinave që tani është në fazë-provë në Universitetin e Oksfordit, dy të tjerë në korporatat e bioteknologjisë amerikane dhe tre të tjera në grupet shkencore kineze.
Shumë zhvillues të tjerë të vaksinave thonë se planifikojnë të fillojnë testimin në njerëz këtë vit. Sidoqoftë, vaksinat kërkojnë studime në shkallë të gjerë të sigurisë dhe efikasitetit.