Seleni, mikroelementi që e mban njeriun të ri, të shëndetshëm e të fortë.
Pse kemi nevojë për Selenin në prandalimin e plakjes dhe rënien e sistemit imunitar?
Nëse nuk marrim Selen mjaftueshëm, qelizat tona janë delikate përballë viruseve, kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe shënjave të tjera të plakjes së përshpejtuar. Për të mbajtur rininë tonë duhet të marrim suplemente të selenit me përqendrim të ulët.
Kur mosha jonë rritet, nivelet e selenit zvogëlohen. Sipas një studimi italian, përqendrimi i selenit në gjak ulet me 7% pas moshës 60 vjeç dhe 24% pas moshës 75. Niveli i ulët i selenit tregon nivele të ulëta të aktivitetit antioksidant në gjak dhe në qelizat tona. Ka aktivitet antikancerogjen u shpreh Dr Donald J. Liska, nga Universiteti Cornell në SHBA, një ekspert për Selenin dhe vetitë e tij. “Seleni është një agjent i fuqishëm kimiopreventiv.”
Një studim i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Arizonës dhe ku morën pjesë 1700 amerikanë të moshuar, tregoi se njerëzit të cilët kishin nivele të ulëta të selenit në gjak kishin më shumë gjasa për të zhvilluar polipe, tumore të vogla që mund të zhvillohen në kancer të zorrëve.
Ndërsa, në studimet e kryera nga Instituti Kombëtar i Kancerit në Linksian të Kinës, Seleni ishte një prej shtojcave antioksidantë që uli ndjeshëm normën e vdekjes nga kanceri.
Një studim holandez i shkallës së gjerë, i cili përfshinte rreth tre mijë njerëz të moshuar, tregoi se duke marrë selenin në ushqimin e përditshëm reduktonte në gjysëm rrezikun e shfaqjes së kancerit të mushkërive.
Siç tregohet nga një studim i dyfishtë i kryer nga psikologët David Benton dhe Richard Cook të Universitetit të Swansea në Uells, dhënia e 100 mg Selen në ditë kishte si rezultat në një reduktim të ankthit, depresionit dhe lodhjes. Përdorimi i këtij antioksidanti të fortë përmirëson dukshëm shendetin e njeriut.
Seleni lufton kancerin duke parandaluar shndërrimet, riparimin e dëmeve në qelizat e prekura dhe përforcimin e funksioneve të sistemit mbrojtës.