Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 23. Rastet e reja janë; 2 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”, tha zv.ministrja Mira Rakacolli.