Vitamina E ndikon në trajtimin hormonal që kontrollon rritjen e gjirit. Sipas një studimi me temën “Nutricioni dhe kanceri` rezultoi se vitamina E ndikon në mënyrën, sesi qelizat e gjirit i përgjigjen estrogjenit duke mos e lejuar rritjen e gjirit dhe ekspozimin e tij ndaj hormonit estrogjen.
Një studim i kryer me 83. 234 gra me risk të lartë për t’u prekur nga kanceri i gjirit tregoi se gratë, të cilat konsumuan vitamin E të formës natyrale në doza të larta, reduktuan rrezikun e kësaj sëmundjeje me 43 %. Ky studim tregoi se vitamina E, ulë riskun për t´u prekur nga kanceri gjenetik.