Trurit i duhen këto fruta

Frutat janë shumë të rëndësishme në jetën tonë. Ato janë të pasura me shumë lloje vitaminash, kanë veti kuruese dhe parandaluese të sëmundjeve të ndryshme. Të gjithë ne konsumojmë fruta të ndryshme, edhe pse jo gjithmonë kemi informacione për përmbajtjen apo vetitë e tyre. I shijojnë dhe shpesh herë ky është mendimi i parë.

 

Konsumimi i frutave mbron trurin nga plakja dhe zvogëlojnë rrezikun për të humbur kujtesën. Të tilla janë manaferrat… Luleshtrydhet dhe boronicat përbëjnë një sasi të madhe të komponimeve bimore të polifenolit, i cili mbron trurin. Frutat në ngjyrë portokalli, të kuqe apo të kaltër, jo vetëm zvogëlojnë rrezikun nga humbja e kujtesës, por në të njëjtën kohë përmirësojnë funksionimin konjitiv të trurit.

 

Në këtë konkluzion kanë arritur ekspertët, të cilët janë bazuar në studimet laboratorike. Komponimet natyrore që gjenden në këto fruta, si dhe në frutat me lëvozhgë të fortë posedojnë ndikim antioksidues, prandaj edhe mbrojnë trurin nga plakja. Polifenoli që gjendet në manaferra, ndihmon qeliza të caktuara, që marrin pjesë në mbrojtjen e organizmit nga cistet helmuese, që janë përgjegjëse për plakjen, humbjen e kujtesës, si dhe mbrojtjen e shëndetit mendor.