Lajme

88 posts

Fakte rreth kancerit të lëkurës

Fakte rreth kancerit të lëkurës Shkaktari parësor i kancerit të lëkurës është ekspozimindaj rrezeve ultravjollcë në diell. Ekspozimi i paktë ndaj rrezeve ultravjollcë është idobishëm për njerëzit dhe luan një rol të domosdoshëm nëprodhimin e vitaminës D. ​Çdo vit diagnostikohen rreth 130000 melanoma malinje në gjithë rruzullin. Ekspozimi i shpeshtë dhe djegiet e shpeshta të lëkurës ngadielli në fëmijëri mund të shkaktojnë dëmtime të pakthyeshme, të cilat më pas mund të bëhen shkak për shfaqjen e kancerit tëlëkurës. Njerëzit me lëkurë të errët kanë mundësi më të pakta përshfaqjen e kancerit të lëkurës, por ata përsëri preken nga dëmtimet e shkaktuara nga ekspozimi në diell, kryesisht te sytëdhe sistemi imunitar. Burimi: ISHP  

Masat për të parandaluar kancerin e lëkurës

Masa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurës është një mbrojtje efektive nga rrezet ultravjollcë: ​Të shmanget me çdo kusht djegia nga dielli. ​Të qëndrohet në hije në orën 11 – 15, atëherë kur ngarkesame rreze UV është më e madhe. ​Të mbahen kapelë, syze dielli dhe rroba të përshtatshme. ​Të përdoret krem me faktor të lartë mbrojtës. Të mos ekspozohen kurrë drejtpërdrejt në diell, foshnjatderi në moshën njëvjeçare. ​Veçanërisht fëmijët ёshtё mirë të mbrohen nga dielli.