Diagnoze CEO

Në “Diagnozë“ do të sjellim intervista të mjekëve më të mirë shqiptarë dhe të huaj, lajme dhe artikuj me referenca, videomesazhe sensibilizuese për të përcjellë kulturë mjekësore dhe për të shtuar vëmendjen në shëndetin tuaj. Këtu do të gjeni informacione të shumta, por ju duhet të kontaktoni  profesionistët e shëndetit  nëse vëreni ndonjë problem shëndetësor.

Të kujdesesh për shëndetin do të thotë, të duash veten dhe të tjerët rreth teje.

Shëndet i mirë dhe jetë cilësore!

Freskida Miloti

Spitale
Laboratore
Farmaci
Klinika
FOTO DHA JASHTA 2
Doctors Hospital
farmaci rej
Farmaci "REJ"
artan bodeci 1
Është shumë e rëndësishme që mjeku të jetë afër jo vetëm me pacientin, por edhe më popullatën në përgjithësi. Sepse i sëmuri dikur ka qenë i shëndoshë, dhe të shëndoshit në të ardhmen mund t'i duhet të përballet me sëmundjen. Prandaj mjeku duhet të gjejë mundësinë të komunikojë me popullatën, ta këshillojë, ta informojë mbi sëmundjen, shenjat, trajtimin..etj. Nuk ka më mirë sesa të realizohet kjo nëpërmjet mediave. Është shumë e rëndësishme që informacioni të shkojë sa më thjesht, dhe me profesionalizëm tek audienca. Por kjo do gazetarë profesionistë, media cilësore dhe stil. Është e vështirë sot t'i gjesh të gjitha në një. Unë e kam gjetur. Ajo është Freskida Miloti tek " Diagnozë".
Dr. Artan Bodeci
Kirurg,Onkolog
Thursday, August 31, 2017
Dashamir Gjergji
Ka qenë privilegj për mua të jem i ftuar në emisionin 'Diagnozë'. Jam ndjerë mirë nga standardi dhe forma e drejtimit të emisionit. Kam bindjen që emisione të tilla janë kolona të fuqishme jo vetëm të informimit mbi shëndetin, por edhe të parandalimit primar të shumë sëmundjeve kronike.
Dr. Dashamir Gjergji
Endokrinolog
Thursday, August 31, 2017
anila
Pjesëmarrja në emisionin 'Diagnoze' ishte një privilegj dhe një kënaqësi e veçantë!Informimi i publikut për problematikat mjekësore dhe zgjidhjet e tyre është një domosdoshmëri dhe ju e keni zgjidhur për mrekulli. Ju faleminderit!
Dr. Anila (Mulla) Kacurri
Stomatologe
Thursday, August 31, 2017
besim boci
Unë kam qenë pjesë e emisionit tuaj me shume se dy herë për të folur për problematikat në specialitetin ORL. Jam ndjerë shumë i privilegjuar që kam qenë pjesë e atij emisioni i cili përcillte te teleshikuesi një informacion të shkëlqyer shëndetësor për të gjitha specialitetet. Ju si drejtuese e emisionit keni ditur nëpërmjet këtyre intervistave me mjeke të ndryshëm të ftuar në studio ta mbani teleshikuesin të lidhur pranë ekranit. Emisione të tilla informative për shëndetin janë shumë të domosdoshme pasi rrisin sensibilitetin e popullatës për t'u paraqitur te mjeku sa më shpejt. Faleminderit që më keni zgjedhur si pjesë të emisionit tuaj!
Dr. Besimi Boci
Kirurg ORL
Thursday, August 31, 2017
edmond nuellari
Freskida drejtuese e emisionit “Diagnoze” kisha dëshirë t'ju falenderoj si i ftuar për të diskutuar për Kirurgjinë Vaskulare në klinikën tonë pranë QSUT. Ishte një eksperiencë shumë e bukur që do ta mbaj mend gjatë në memorie, momentet e xhirimit në sallën e operacionit etj. Urime dhe suksese!
Dr Edmond Nuellari
Kirurg vaskular
Thursday, August 31, 2017
suzana zhuka
Kisha dëshirë të shpreh opinionin tim si e ftuar në emisionin tuaj. Më ka lenë mbresa formati special i emisionit “Diagnoze” ku çdo mjeke i specialiteteve të ndryshme fliste thjeshtë dhe qartë për sëmundjet më të përhapura në organizmin e njeriut në 10-vjeçarin e fundit dhe jo vetëm. Unë pata fatin të flas për Glaukomen që njihet ndryshe si tensioni i syrit, pasi ky emision nën drejtimin tuaj të krijonte natyrshëm një bashkëbisedim që përcillte tek teleshikuesi informacionin e duhur, për shëndetin e syve. Ju uroj suksese në punën tuaj me respekt.
Dr. Suzana Zhuke
Ophtalmologe
Thursday, August 31, 2017
Silvana-Sadria1
Të jesh në emisionin 'Diagnoze' është nder jo vetëm se ti ndjehesh komode, por se ia vlen që ajo çka ky emision me standardet e profesionalizëm të mundëson të transmetosh tek publiku do jenë të vlefshme për informimin dhe parandalimin e problematikave shëndetësore .
Dr. Silvana Sadria
Pneumologe
WhatsApp Image 2022-03-02 at 6.07.58 PM
Profesioniste e vërtetë e ekranit, me kulturë dhe formim në fushën mjekësore, e falenderoj që kam patur rastin të jem i ftuar në emisionin Diagnozë, të bashkëpunoj dhe të informoj publikun e gjerë për çështje mjekësore.
Dr. Mario Çobaj
Patholog