Lajme Mjekësore

Kulturë mjekësore

Sëmundjet

Freskida Miloti

Emisioni Diagnozë, dedikuar shëndetit

Emisioni “Diagnozë”
Çdo të shtunë, ora 14:00 — Vizion Plus
“Diagnozë” është emision javor shëndetësor me autore dhe moderatore Freskida Milotin, farmaciste me master në Shëndet Publik në Liverpool John Moores University dhe gazetare me 23 vjet përvojë.

Shëndeti këtu nuk trajtohet vetëm si çështje klinike. Në studio ulen mjekë specialistë, por edhe personazhe publikë nga fusha të ndryshme, pacientë që tregojnë historinë e tyre dhe njerëz që prekin një problem shoqëror përmes përvojës vetjake. Pyetjet i bën dikush që e kupton lëndën mjekësore, por qëndron në vendin e pacientit.
Rubrika “Impakt Shëndet” e nxjerr emisionin përtej kabinetit mjekësor, duke trajtuar çështjet sociale që ndikojnë drejtpërdrejt mbi shëndetin dhe cilësinë e jetës. Krahas saj, çdo puntatë sjell shpjegimin e specialistit, përgjigje për pyetjet e publikut, përballje me dezinformimin shëndetësor që qarkullon në rrjete dhe herë pas here, surpriza për të ftuarit dhe për shikuesit.
Emisioni nuk diagnostikon dhe nuk zëvendëson vizitën te mjeku. Qëllimi i tij është ta çojë qytetarin te specialisti në kohën e duhur dhe me pyetjet e duhura.
“Diagnozë” transmetohet që nga viti 2017 dhe publikon revistën shkencore mjekësore “Diagnozë” (ISSN 3104-4476 / 3104-4484), me recensë nga bordi akademik.

Në një kohë ku informacioni për shëndetin përhapet shpejt përmes rrjeteve sociale, dallimi mes burimeve të besueshme dhe dezinformimit është sfida kryesore që shumë individë përballen çdo ditë. Revista “Diagnozë” do të jetë një burim informacioni i besueshëm, duke ofruar analiza të thella dhe studime të reja, duke u përkushtuar për promovimin e mendimit kritik dhe vendimmarrjes së informuar në çështjet shëndetësore.

Me një ekip ekspertësh dhe profesionistësh, “Diagnozë” siguron që çdo informacion është i verifikuar dhe i saktë, duke përfshirë këtu edhe intervista me specialistë të njohur. Ndërsa peizazhi mediatik është gjithnjë në ndryshim, dhe ndikimi i dezinformimit është në rritje, “Diagnozë” mbetet e palëkundur në misionin e saj për të dhënë informacion të saktë, të qartë dhe të kuptueshëm për një jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur për të gjithë lexuesit e saj, të cilët meritojnë burime që i ndihmojnë ata të bëjnë zgjedhje të informuara për shëndetin e tyre.

Diagnozë është një revistë mjekësore e botuar në Shqipëri, me ISSN ndërkombëtare dhe standarde të vlerësuara ndërkombëtarisht, që synon shpërndarjen e dijes shkencore në rajon dhe më gjerë.

  • Artikuj shkencor
  • Këshilla mjekësore
  • Intervista