Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi është ndër personazhet më të pëlqyer për muzikën prej vitesh. Ndryshe nga herët e tjera, ajo ka dhënë një intervistë për ‘Diagnozë’ me Freskida Milotin në lidhje me shëndetin dhe marrëdhënien që ka me mjekësinë. Askush nuk e dinte, por një prej ëndrrave të saj kur ka qenë fëmijë ishte të bëhej doktoreshë pasi adhuronte gjithcka rreth mjekësisë. “Unë mbaj mend kur kam qenë e vogël, mamaja ime ka patur një profesion laborante. Mbaj mend që shpesh herë shkoja në spital tek ajo dhe mrekullohesha tek mikroskopi. Shpesh herë e merrja si lojë por më bënte kaq përshtypje gjithcka, në momentin kur vija syrin, mënyrën se si zvogëlohej, zmadhohej. Unë e merrja si lojë por ishte një moment që me zor e prisja, kur shkoja në spital, kur shkoja tek mamaja. Më pëlqejnë përparëset e bardha, më pëlqenin pacientët. Gjithmonë e kam pasur ëndërr, aq më tepër ne fëmijët: Gjithmonë do bëhem doktoreshë kur të rritem. Kjo ka qenë një ndër ëndrrat e mia. Bëja këto recetat, sa fletore kam harxhuar, këto emrat mbiemrat,” – tha Mariza. Këngëtarja tregoi se është e vetmja gjë për të cilën shqetësohet më shumë se për muzikën prandaj bën kontrolle të vazhdueshme.
You may also like
Në emisionin Diagnozë nga Freskida Miloti, në rubrikën “Impakt shëndet” ku personazhe publike tregojnë anën e tyre humane, sociale, tregojnë histori jo Lexo Artikullin »
Ketrin Gjoçaj ishte e ftuar speciale në emisionin Diagnozë nga Freskida Miloti.. Në rubrikën ‘Impakt shëndet tregoi për histori nga puna e Lexo Artikullin »
Erkand Qerimaj është një nga peshëngritësit më të suksesshëm shqiptarë, ku me fanatizëm ka ngritur lart flamurin kuqezi në kompeticionet evropiane dhe Lexo Artikullin »