Maja është ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, e cila sjell hite muzikore të zonës jugore shqiptare. Të gjithë e njohim për zërin e saj, por të paktë janë ata që e dinë karrierën e Majës si aktore. Në një intervistë në emisionin ‘Diagnozë’ nga Freskida Miloti, ajo tregoi kulmin e karrierës e saj si këngëtare, duke përmendur edhe kohën kur emigroi jashtë Shqipërisë. Maja: Karriera ime filloi si në njëfarë kulmi. Nuk filloi dalëngadalë, por erdhi e menjëhershme. Kulmi thuhet kur arrin një sukses që bëhesh shumë e dashur për publikun dhe pata fatin ta shijoj menjëherë pas daljes time të parë, klipeve të mia të para, tashmë 11 vjet. Atë do ta quaj momentin më të bukur se ishte e papritur për mua gjithë kjo dashuri e publikut duke menduar se ashtu ecën në përgjithshësi, që të duhet një farë kohe të bëhem e njohur. Fatmirësisht më donin që fëmijët e vegjël, më vinin nëna që më thonin fëmija im ha bukë me këngët e tua dhe këtë e fillova mbarë dhe nuk ishte rastësi sepse isha e pjekur profesionalisht. Vija nga një përvojë e gjatë e të kënduarit në Gjermani dhe vende të Europës, ndonëse zhanera të tjera, jo të jugut. Gjatë bisedës në rubrikën ‘Impakt Shëndet’, Maja rrëfeu se studimet i ka mbaruar për aktore, por zgjodhi muzikën prej rrethanave ku gjendej në atë kohë si dhe për fitimet materiale që sjell.