E dinit që ka një vaksinë që parandalon kancerin në qafën e mitrës?

E dinit që ka një vaksinë që parandalon kancerin në qafën e mitrës?

Flet Dr. ErlinKurti, Obstetër Gjinekolog në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”

 

Freskida Miloti: Çfarë është kanceri i qafës së mitrës?

ErlinKurti: Është një patologji e cila fillesën e saj e ka në nivelin e qafës së mitrës. Patologji me ndryshime destruktive të qafës së mitrës, e cila invadon në shtresat e tjera me radhë deri sa jep edhe elementëmetastatikë në nivele të ndryshme.
Displazia e gradës së parë, displazia e gradës së dytë dhe displazia e gradës së tretë janë tre nazologji të cilat evidentohen duke filluar nga një ekzaminim i thjeshtë, deri tek marrja e një biopsie nëkolum.

 

Freskida Miloti: Cilët janë shkaktarët?

Erlin Kurti: Shkaktarët janë të ndryshëm. Në SHBA zbulohen çdo vit rreth 14000 raste të reja me këtë patologji kanceroze të qafës së mitrës. 4000 prej të cilave kanë mortalitet. Tregon që patologjia është mjaft e shpeshtë dhe mortaliteti mjaft i lartëte kjo patologji. Është gjetur që në shumicën dërrmuese të rasteve me kancer të qafës së mitrës është prezent HPV.
Rreth 80% e pacientëve që janëzbuluar me kancer të qafës së mitrës kanë patur HPV. Përgjegjës për këtë nazologji janë gjenet 16 dhe 18.

Janë dy gjenet të cilat janë përgjegjëse kryesore për këtë nazologji dhe shkaktarët kryesorë.
Gjithashtu është vënë re që pacientet që manifestojnë edhe elementë të tjerë viralë siç është kondiloma vulvare janë mjaft riskant për të bërë këtë patologji.
Kondiloma është një shfaqje në organet genitale tek pacientet. Është një patologji prekanceroze e cila duhet mbajtur nën kontroll. Të gjitha pacientet që evidentohen me kondiloma ose që kanë HPV prezente sidomos 16 dhe 18 janë paciente që skedohen në fushën e gjinekologjisë.

Freskida Miloti: Për cilat mosha është i sugjeruar Pap Testi dhe në cilat periudha kohore?

Erlin Kurti: Është një ekzaminim mjaft i thjeshtë, rutinë, që me një kosto minimale mund ta bëjë çdo grua. Këshillohet për të gjitha femrat mbi moshën 18 vjeç deri nëmosha të rritura, të cilat kanëkryer kontakt seksual. Është i domosdoshëm për të evidentuar këtë patologji.
Nëse ekzaminimet e Pap Testit dalin të paktën dy prej tyre negative, të bëhet një vit distancë me njëra-tjetrën, atëherë kjo paciente së paku për 3 vjet është e mbrojtur nga kjo patologji.
Nëse pacientja është e skeduar në grupin e pacienteve me risk të lartë, atëherë çdo vit i rekomandohet bërja e një Pap Testi rutinë.

Në rast se ka ndryshime qelizore në qafën e mitrës atëherë i nënshtrohet një ekzaminimi më të hollësishëm, siç është marrja e biopsisë nëpërmjet drejtimit të kolposkopisë. Kolposkopia dhe biopsia janëdy elementë të rëndësishëm për të vendosur një diagnozë definitive.
Në të gjitha rastet kur patologjia është në fazat fillestare atëherë kurimi i saj është pothuajse 100%.
Nëse kanceri i qafës së mitrës kapet në stade të avancuara atëherë bëhet biopsia fillimisht, më pas stadifikimi i kancerit të qafës së mitrës që mund të jetëstadi i parë, i dytë, i tretë apo i katërt qëështë në nivel të paoperueshëm.


Zakonisht moshat që preken më shpesh nga kanceri i qafës së mitrës janëmoshat nga 35 deri në 40 vjeç, pa përjashtuar mosha të tjera, qofshin këto më të vogla ose më të mëdha.
Manifestimet e kancerit të qafës së mitrës janëtë ndryshme. Është një patologji e cila nuk ka shumë shenja tipike.

Në shumicën e rasteve zbulohet nëpërmjet dy mënyrave, ose në rastin kur pacientja bën një ekzaminim rutinëose duke e pyetur pacienten për simptomat shqetësuese.
Një shenjë domethënëse ështëhemorragjia pas kontaktit seksual. Pacientet në mënyrë sistematike duhet të kryejnë vizita tek mjeku gjinekolog.
Në rastet kur patologjia është në stadet e avancuara atëherë kirurgjia është zgjidhja kryesore.

Freskida Miloti: A është e trashëgueshme?

ErlinKurti: Ka gene përgjegjës në trashëgiminë e kancerit të qafës së mitrës, por nuk është sinjifikante, është i rastësishëm.
Fillimi i kontakteve seksuale herët dhe HPV, një patologji që merret nëpërmjet kontaktit seksual janë dy faktorë risku shumë të mëdhenj.
Freskida Miloti: Ka një mënyrë për ta parandaluar, është një vaksinë e quajtur HPV…
ErlinKurti: Kjo vaksinë rekomandohet në moshat nga 9 vjeç deri në 26 vjeç. Duke pasur parasysh se mosha e kontaktit seksual është ulur ndjeshëm, në këtë mënyrë prevenohet marrja e HPV-së nëpërmjet kontaktit seksual.

Freskida Miloti: A mund të zhduket virusi HPV në qoftë se sistemi imunitar i një personi është i fortë?

Erlin Kurti: HPV-ja nuk zhduket. Në përgjithësi shfaqet shpeshherë tek pacientet ose tek personat me imunitet të ulur. Në moshën 50 vjeç rreth 80% e grave janë mbartëse të HPV-së. Por nuk janë HPV të cilat përbëjnë risk për shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës.

Freskida Miloti: A ka të tjera metoda për ta parandaluar dhe për të shmangur faktorët e rrezikut?

ErlinKurti: E para është vaksina! Shumë e rëndësishme! Së dyti, kontaktet seksuale të mbrojtura. Kontrolli periodik, ekzaminimi i Pap Testit në mënyrë sistematike.
Së paku njëPap Test në dy vjet është i rekomandueshëm tek të gjitha gratë në mënyrë të padiskutueshme!
Këshilla ime është që të paktën një herë në vit tëkryhet një vizitë tek mjeku gjinekolog. Së paku njëherë nëdy vjet duhet të bëjnë një ekzaminim Pap Testi që është falas. Të gjitha pacientet sot në Shqipëri e kanëtë garantuar falas.