Këshilla nga OBSH për COVID-19

Këshilla nga OBSH për COVID-19:

Këshilla bazë si të mbroheni:

– Lani duart shpesh duke përdorur ujë dhe sapun ose pastroni duart përmes fërkimit të tyre me higjenizues me bazë alkooli.

– Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me bërrylin e përkulur ose me pecetë. Hidheni pecetën menjëherë në një kosh më kapak dhe lani duart.

– Shmangni kontaktin më çdokënd që ka temperaturë dhe kollë. Nëse vetë ju keni këto simptoma, mbani distancë nga të tjerët.

E rëndësishme

– Nëse keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, kërkoni sa më shpejt ndihmë mjekësore dhe informoni personelin mjekësor për historikun e udhëtimeve tuaja të fundit.

Si të ruani shëndetin gjatë udhëtimit

– Ndiqni këshillat bazë të mbrojtes të dhëna më sipër.

– Shmangni udhëtimet nëse keni temperaturë dhe kollë.

– Shmangni kontaktin me kafshë të sëmura.

– Nëse zgjidhni të mbani një maskë për fytyrën, siguroni që ajo të mbulojë gojën dhe hundën. Shmangni prekjen e maskës në momentin që e keni të vendosur.

– Pas përdorimit të një maske njëpërdorimshe hidhni atë në kosh dhe lani duart menjëherë.

– Nëse sëmureni gjatë udhëtimit, informoni personelin e mjetit të transportit, kërkoni sa më shpejt kujdes mjekësor dhe ndani me mjekët historikun e udhëtimeve tuaja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri – WHO Albania