alergjia

Koronavirusi në stinën e alergjive. Çfarë duhet të bëni?

Viruset dhe bakteret janë shkaktarët e mijëra sëmundjeve. Viruset kanë forma te ndryshme,të rrumbullakëta,disa si klecka dhe në forma nga më të ndryshmet.
Mikroorganizmat jetojnë pothuajse kudo dhe ndikojnë në shumë aktivitete fizike dhe biologjike në Tokë.
Rreziqet e fshehura shëndetësore ndodhin edhe nga pluhurat që kemi në ambientin e shtëpisë. Pluhurat janë krijesa të vogla, ato mund të shkaktojnë probleme të mëdha për njerëzit që vuajnë nga astma dhe reaksione alergjike.
Nëse nuk trajtohet siç duhet, mund të shkaktohet frymëmarrje të vështirësuar, sulme të astmës dhe probleme të tjera shëndetësore.
Nëse simptomat vazhdojnë më gjatë se një javë, mund të keni alergji. Nëse simptomat tuaja rëndohen, si bllokimi i hundëve, pamundësia në frymëmarrjeje ose vështirësi për të fjetur, atëherë duhet të bëni një vizitë tek alergologu.
Riniti alergjik shoqërohet me teshtima të shpeshta, me bllokime të shpeshta të hundëve ose me shumë sekrecione, si dhe me ndjesi kruarje në zonën e syve, të gojës apo lëkurën përreth.
Njerëzit me rinit alergjik gjithëvjetor kanë simptoma gjatë gjithë vitit, të cilat shkaktohen kryesisht nga mikroorganizmat në pluhurin e shtëpisëAlergjitë ndaj pluhurit shkaktohen nga krijesa mikroskopike që janë më të vogla se një milimetër dhe gjenden shpesh në ambientin e shtëpisë.
Këto mikroorganizma lulëzojnë në kushte të ngrohta dhe të lagështa. Për të eliminuar këto mikroorganizma duhet të merren masa, që të mos kemi probleme shëndetësore. Alergjitë të mos na shkaktohen nga ambienti i shtëpisë, duhet të mbajmë higjienë maksimale dhe të gjejmë formën e duhur për të ruajtur shëndetin tonë.