Koronavirusi shkaktoj një situatë të pazakontë në të gjithë botën. Njerëzit mundohen të marrin informacione dhe të ndjekin këshilla. Janë me të drejtë një pjesë e tyre të ngarkuar psikologjikisht.
Anxhela Peza, Psikologe Klinike dhe Këshillimi i përgjigjet këtyre pyetjeve për portalin diagnoze.net
Kjo është një situatë e vështirë për një pjesë të mirë të vendeve të botës jo vetëm për vendin tonë. Përgjegjësia më e madhe bie mbi moshën e rritur e cila duhet të tregojë kujdes për veten, fëmijët dhe prindërit e tyre gjithashtu.
Psikologët janë njohës të mirë të librave. Ata shpesh i këshillojnë pacientët e tyre se cilat librat mund ti ndihmonin dhe orientonin ato për problemin që ata shfaqin. Në rastin konkret siç është izolimi nga Koronavirusi njerëzit mund të lexojnë libra që janë në shijen e tyre. Dhe kanë një ndikim pozitiv qetësues për mendjen e tyre. Gjithësesi librat që kanë përmbatje për të ndryshuar mendimin mbi këndvështrimin e jetës janë të mirë. Autorët e librave si Dale Carnegie, OSHO, Erich Fromm, Rhonda Byrne etj, janë bashkëkohorë të mirë. Varet kush të bën sens dhe gjen veten.
Edhe pse ka qënë e domosdoshme njoftimi se më të prekurit janë fëmijët dhe mosha e tretë. Në fakt ka patur një ndikim negativ tek njerëzit. Ka shtuar frikën ndaj prekjes nga virusi. Por ky gjithashtu është një mit pasi faktet kanë treguar se edhe të rinjtë mund të preken dhe ka nga ata që kanë ndërruar jetë.
Fëmijët nuk janë në gjendje të kuptojnë realisht situatën se sa e rrezikshme mund të jetë. Kjo për shkak të zhvillimit kognitiv të tyre. Ama me një gjuhë të thjeshtë i duhen dhënë informacione për higjienizimin vetjak. Të dimë se çfarë t’i komunikojmë pasi fëmijët besojnë çdo gjë nga ato që i thonë prindëri. Ti dëgjojnë fëmijët dhe të flasin me ta për të marrë pyetje dhe dhënë përgjigje. Mos të jenë lajmet dhe interneti burimi i informacionit pasi mund të çojnë në keqinformin ose ndonjë lajm mund ti shkaktojë traum fëmijës. Jam e mendimit se prindërit me shumë kujdes duhet t’i mësojnë fëmijët për të larë duart sa më shpesh, si të kolliten, ruajnë veten etj. Them me shumë kujdes pa ia kthyer në obsesion dhe detyrim të rreptë. Mund të bëhet me anë të lojrave, rrëfimeve në formë përrallash etj. Gjithmonë në varësi të moshës.
Ndërsa mosha e tretë e njeh më mirë realitetin përrreth dhe shkalla e ndërgjegjësimit apo vetëkujdesit është më e lartë. Është e nevojshme të kuptohet se lëvizjet e shumta rrezikojnë shëndetin e tyre. Të ndjekin me rigorozitet këshillat e dhëna sepse dhe viruset janë kalimtare.
Është e vështirë të japësh këshilla në raste kur virusi është vdekje-prurës. Njohja mirë me situatën dhe gjëndjen shëndetsore është thelbësore për të ditur se ku je me shëndetin dhe sa rrezik paraqet. Konsulta e psikologut duhet të jetë e përditësuar, por çështja është se rrezikohet jeta dhe i mbetet mjekut për ta bërë një gjë të tillë ose familjarëve. Ajo çka çon në baza realiteti është deri ku rrezikohet jeta e njeriut. Të ruajnë qetësinë të mendojnë pozitivisht, të varin shpresat e tyre në përmisimin e situatës. Ndryshon konsulenca psikologjike me familjarin dhe pacientin.
Situata është më shumë mjeksore për momentin pasi janë ditët e para të izolimit. Më vonë do të ketë pasoja psikologjike. Mund të dalin në pah çrregullimet e ankthit me njerëzit të cilët kanë predispozita ankthioze. Mund të shtohen fobitë ndaj mikrobeve, sjelljet obsesiv-kompulsive etj. Nuk mendoj se njerëzit do ruajnë qetësinë për një kohë të gjatë mbyllur në shtëpi. Do ketë plot që do të thyejnë rregullat e vetizolimit.