“Diagnozë” është një revistë shkencore mjekësore me akses të hapur, e cila publikon artikuj origjinalë kërkimorë, përmbledhje, raste klinike dhe recensione nga fusha të ndryshme të shkencave të shëndetit. Revista ka për qëllim të promovojë dije bashkëkohore, të inkurajojë komunikimin ndërdisiplinar dhe të përçojë praktika të bazuara në prova në shëndetësi.
Revista botohet 2–3 herë në vit dhe ndjek një proces recensimi të dyfishtë të verbër (double-blind peer review), për të garantuar cilësi dhe integritet shkencor.
Aktualisht, botimi në këtë revistë është falas për autorët, dhe çdo përmbajtje është e aksesueshme pa pagesë për lexuesit në format online dhe të shtypur. Revista rezervon të drejtën që në të ardhmen të aplikojë tarifa për publikim (Article Processing Charges – APCs), duke mbetur gjithmonë brenda parimeve të aksesit të hapur dhe transparencës akademike.
Të dhënat kryesore të revistës
• Emri i revistës: Diagnozë – Revista Shkencore Mjekësore
• Fusha: Mjekësi / Shkenca e Shëndetit
• Gjuhë botimi: Shqip
• Botues: Gent Grafik shpk, Tiranë, Shqipëri
• ISSN (Print): 3104‑4476
• ISSN (Online): 3104‑4484
• ISSN‑L: 3104‑4476
• Frekuenca: 2‑3 numra në vit
• Data startimit: 2024
• UDC (Rusha shkencore): 61
• Statusi i regjistrimit: Konfirmuar (CIEPS – International Centre, Paris)
• Lloji i publikimit: Revistë periodike
• Formati: Print & Online
• Modeli i aksesit: Open Access
• Politika e tarifave: Aktualisht botimi është falas për autorët; mund të ketë tarifa (APC) në të ardhmen, me transparencë të plotë.
• Recensim editorial: Double‑blind peer‑review
• Politikat etike: Përdoret standardi COPE për etikën akademike dhe kontrollin e plagjiaturës
Anëtarët e bordit shkencor:
• Prof. Dr. Suela Këlliçi Dibra
• Prof. Asoc. Teona Bushati
• Prof. Asoc. Leart Berdica
• Prof. Asoc. Marsida Duli
• Dr. Shk. M. Artan Bodeci
Politika e recensimit (Peer Review Policy)
Të gjithë artikujt e dorëzuar në revistën Diagnozë i nënshtrohen një procesi recensimi të dyfishtë të verbër (double-blind), ku as autorët dhe as recensuesit nuk kanë informacion për identitetin e njëri-tjetrit. Recensentët janë profesionistë të fushës, të cilët vlerësojnë përmbajtjen për origjinalitetin, rëndësinë shkencore, cilësinë metodologjike dhe përputhjen me qëllimin e revistës.
Politika etike dhe anti-plagjiaturë
Politika etike dhe Plagjiatura
Revista Diagnozë ndjek praktikat etike të publikuara nga COPE (Committee on Publication Ethics). Autorët duhet të garantojnë se punimi i tyre është origjinal dhe nuk përmban plagjiaturë, mashtrime të dhënash apo shkelje të të drejtave etike. Artikujt që shkelin këto parime refuzohen menjëherë.
Politika e aksesit të hapur
Akses i Hapur
Diagnozë është një revistë me akses të hapur. Të gjithë artikujt janë të lirë për t’u lexuar, shkarkuar dhe shpërndarë pa pagesë.
Frekuenca e botimit
Revista botohet 2 deri në 3 herë në vit, në varësi të vëllimeve të pranuara.
Politika e Licencimit dhe Të Drejtat e Autorit
Revista “Diagnozë” publikon artikujt nën licencën Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International (CC BY-NC 4.0). Kjo licencë lejon ripërdorimin jo-komercial të përmbajtjes, për sa kohë që citohet burimi në mënyrë të qartë dhe të saktë.
Autorët mbajnë të drejtat e autorit dhe ia japin revistës të drejtat për botim pa kufizime, pa transferuar të drejta ekskluzive. Çdo artikull i publikuar mund të lexohet, shkarkohet, shpërndahet dhe përdoret lirshëm për qëllime akademike dhe edukative, duke respektuar kushtet e licencës.
Për më shumë detaje mbi politikat tona të licencimit dhe të drejtave të autorit, ju lutemi shikoni faqen përkatëse.
Archiving and Digital Preservation
To ensure the long-term availability and integrity of its scholarly content, Diagnozë archives all published articles with CLOCKSS (Controlled Lots of Copies Keep Stuff Safe). This service guarantees that the journal’s content will remain permanently accessible even in the event of the journal or publisher’s closure. More information about CLOCKSS can be found at https://clockss.org.
Politika e Depozitimit në Repozitorë
Revista “Diagnozë” u lejon autorëve të depozitojnë versionet e punimeve të tyre në arkiva institucionale, repozitorë të hapur ose platformat personale të kërkuesve (si ResearchGate, Academia.edu, Google Scholar etj.), në përputhje me licencën përkatëse të artikullit.
Depositohet mund të bëhet në cilëndo fazë (preprint, accepted version, version final i publikuar), me kushtin që të citohet saktë burimi origjinal i botimit në “Diagnozë”.