Receta e re mjekësore, miratohet formati i standardizuar dhe udhëzimi për përdorimin në farmaci.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar formatin e ri të recetës mjekësore dhe udhëzimin për lëshimin dhe ekzekutimin e saj në farmaci, një zhvillim i rëndësishëm për standardizimin e shërbimit farmaceutik dhe rritjen e transparencës në përshkrimin e barnave.

“Në emisionin tonë, afërsisht një vit më parë, kemi trajtuar çështjen e recetës mjekësore, duke parashtruar kërkesat për përmirësimin e saj, ndër të cilat përfshirja e emrit gjenerik të barnave dhe kalimi në recetën elektronike.”

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ishte pjesë aktive e grupit të punës që hartoi këtë format dhe udhëzim. Propozimet kryesore të tij janë reflektuar në dokumentin përfundimtar.

Reklame
Reklamë

Defrim Goma
Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve
është shprehur për emisionin “Diagnozë” se përshkrimi i barnave me emrin gjenerik, kufizimi i recetës vetëm për barnat që gjenden në Regjistrin Kombëtar, si dhe përgatitja për implementimin e recetës elektronike, janë hapa thelbësorë që rrisin sigurinë dhe cilësinë e trajtimit për pacientin. Ndërkohë, mbeten edhe disa rekomandime që presin të adresohen në ndryshimet e ardhshme ligjore.

Ndryshimet e miratuara përfaqësojnë një hap përpara drejt modernizimit të shërbimeve farmaceutike në vend dhe një shembull i bashkëpunimit konkret ndërinstitucional.