Ndryshime të vogla mund të thyejnë ciklin stres-depresion

Studimet tregojnë se disa ndryshime të vogla mund të thyejnë ciklin stres-depresion, duke filluar me një mentalitet më pozitiv. “Nëse jeni të stresuar dhe ndiheni sikur po bini në depresion, gjëja më e mirë është të merrni një strategji pak më aktive të përballimit e këtij shqetësimi.

  • Mjaftojnë vetëm 30 minuta aktivitet fizik në 5 ditë në javë për të bërë diferencën. Aktivitetet si joga, ju ndihmojnë të relaksoheni, janë të mira për reduktimin e stresit.
  • Shmangni ngrënien ose pirjen e tepërt pasi mund të ndiheni mirë përkohësisht, por shqetësimi do vijë më pas. Pirja e tepërt e pijeve alkoolike mund të ndikojë në gjumin tuaj dhe t’ju shkaktojë plogështi të nesërmen.
  • Kufizoni kafeinën sepse mund ta bëjë stresin edhe më intensiv. Mundohuni të reduktoni konsumimin e sodës dhe pijeve të tjera me kafeinë.
  • Lini duhanin!

Ideja se pirja e duhanit mund t’ju ndihmojë të përballoni stresin është një mit popullor.

  • Gjeni kohë për veten tuaj.

Bëni gjëra që ju pëlqejnë ose që ju bëjnë të ndiheni mirë. Jini të qetë me veten dhe përqendrohuni në gjërat që bëni mirë.

Reklame
Reklamë

  • Flini mirë.

Fondacioni Kombëtar i Gjumit rekomandon 7 deri në 9 orë për të rriturit çdo natë.

  • Qëndroni pranë njerëzve pozitivë.