Partneritet i ri profesional midis Revistës “Diagnozë” dhe Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë (UFSH)

Sot u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi institucional midis Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë (UFSH) dhe Revistës “Diagnozë”.

Nënshkrimi u krye mes Presidentit të UFSH, z. Defrim Goma, dhe Drejtueses së Revistës “Diagnozë”, znj. Freskida Miloti.

Ky partneritet synon të:

Reklame
Reklamë

  • Promovojë zhvillimin profesional dhe edukimin në vazhdim të farmacistëve;
  • Mundësojë publikimin e artikujve shkencorë dhe profesionalë të anëtarëve të UFSH në revistën “Diagnozë”;
  • Sigurojë njohjen e artikujve të botuar si kontribute të vlefshme për zhvillimin profesional, për vlerësim në proceset e fitimit të titujve akademikë dhe si kredite për edukimin e vazhdueshëm profesional, në përputhje me rregulloret e UFSH dhe ASCK;
  • Forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe vizibilitetin e të dyja palëve në fushën e edukimit dhe shkencës;
  • Shpërndajë revistën “Diagnozë” në konferencat dhe aktivitetet e UFSH.

Ky hap është pjesë e misionit të përbashkët për të ndërtuar një komunitet profesional dhe akademik të fuqishëm, ku njohuritë dhe përvoja ndahen në mënyrë transparente dhe profesionale.