Një hap historik për shëndetësinë shqiptare dhe Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) kanë nënshkruar një marrëveshje strategjike me një nga qendrat më të njohura spitalore dhe universitare në Europë – IRCCS Ospedale San Raffaele dhe Universitetin Vita-Salute San Raffaele, Itali.

Kjo marrëveshje e rëndësishme synon të sjellë një eksperiencë të re akademike dhe klinike për studentët, pedagogët dhe profesionistët e shëndetësisë në Shqipëri, duke mundësuar integrimin në standardet më të avancuara të edukimit dhe kujdesit shëndetësor europian.

Reklamë

Nëpërmjet këtij partneriteti, UMT dhe QSUT bëhen pjesë e një rrjeti ekselence në fushën e mjekësisë, me synimin për të ofruar një arsimim bashkëkohor dhe shërbime shëndetësore të cilësisë më të lartë për studentët, pacientët dhe komunitetin.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të mirë për shëndetësinë dhe edukimin mjekësor në Shqipëri.