Konferenca Shkencore Mjekësore me temë “Stili i jetesës dhe reduktimi i risqeve”

Më 30 prill, në ambientet e Piramidës së Tiranës, u zhvillua “Lifestyle Conference”, Konferenca Shkencore Mjekësore me temë “Stili i jetesës dhe reduktimi i risqeve”, organizuar nga Freskida Miloti, drejtuese e revistës shkencore “Diagnozë” dhe autore e emisionit me të njëjtin emër.

Konferenca bëri bashkë mjekë, farmacistë, nutricionistë, psikologë, fizioterapistë, dentistë, gazetarë dhe ekspertë të teknologjisë, duke sjellë një platformë unike diskutimi mbi ndikimin e stilit të jetesës në shëndetin publik dhe individual.

Përmes prezantimeve shkencore dhe paneleve të shumta, pjesëmarrësit diskutuan rreth rëndësisë së ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik, kujdesit për shëndetin mendor, sigurisë në vendin e punës, përdorimit të teknologjisë në jetën e përditshme dhe ndërgjegjësimit për parandalimin e risqeve shëndetësore.

Reklame
Reklamë

Në fjalën e saj përshëndetëse, Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, theksoi rëndësinë e edukimit të qytetarëve për të zgjedhur një mënyrë jetese të shëndetshme si mënyrën më efektive për të reduktuar risqet ndaj sëmundjeve kronike.

Zv/rektorja e Universitit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Suela Këlliçi theksoi rëndësinë e konferencave të tilla dhe ky aktivitet rikonfirmoi rolin e rëndësishëm që kanë bashkëpunimi ndërdisiplinar, edukimi dhe ndërgjegjësimi në krijimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe në parandalimin e sëmundjeve.

“Lifestyle Conference” u shndërrua në një hapësirë ndërveprimi dhe frymëzimi për profesionistët, ku pjesëmarrësit përfituan certifikata pjesëmarrjeje dhe referuesit fituan mundësi për publikim artikujsh shkencorë me ISSN-në në revistën “Diagnozë”.

Ky aktivitet rikonfirmoi rolin e rëndësishëm që kanë bashkëpunimi ndërdisiplinar, edukimi dhe ndërgjegjësimi në krijimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më aktive.

“Lifestyle Conference” është vetëm fillimi i një nisme më të gjerë për të promovuar shëndetin përmes dijes, reflektimit dhe veprimit të përbashkët.