Mungesa antibiotikëve të rinj, me çfarë do të trajtohen infeksionet?

Përdorimi i antibiotikëve në mënyrë të tepruar, e në disa raste pa recetë mjekësore, është forma më e gabuar e trajtimit të një sëmundje apo një infeksioni në trup. Kjo tendencë e pirjes së antibiotikëve, shkakton rezistencë në trup, duke bërë që organizmi mos të ketë më ndikim nga asnjë medikament tjetër. Nga ana tjetër në Shqipëri nuk po hyjnë më antibiotikë të rinj.

Mjekët përballen me një llojshmëri sëmundjesh, duke përdorur të njëjtët antibiotikë që kanë hyrë në vendin tonë pas viteve ’80, ateherë kur ishte dhe vrulli më i madh. Hyrja e antibiotikëve të rinj aktualisht ndodh 1 ose 2 medikamente në një dekadë. Pedagogia dhe farmacistja Prof. Dr Suela Dibra Këlliçi, e ftuar në studion e emisionit “Diagnozë” të moderators dhe autores Freskida Miloti, ngriti apelin për përdorimin në mënyrë të duhur të antibiotikëve, në mënyrë që të përfitohet efekti i plotë i tyre në trajtimin e sëmundjeve.

Përballemi sot me mungesën e sintezën e antibiotikëve të rinj. Duke filluar nga vitet ’80, nuk ka më një vrull të tillë të lançimit të produkteve të reja, pra nuk kemi më antibiotik të rinj. Praktikisht në një 10-vjeçar mund të hyjnë në treg një ose dy produkte realisht inovative antibiotike, dhe me fenomenin e rezistences. Për pasojë kemi më pak mundësi ose më pak armë le të thëmi për të luftuar infeksionet bakteriale. Prandaj dhe fushatat sensibilizuese i shërbejnë edhe kësaj ruajtjes së antibiotikëve që kemi në dispozicion. Rezistencat nuk është se nuk zhvillohen, por ruajtja dhe përdorimi racional i këtyre barnave vonon kohën e shfaqjes së rezistencave mikrobike” – tha pedagogia dhe farmacistja Prof. Dr Suela Dibra Këlliçi.

Reklamë

Farmacistët përballen shpesh me kërkesën e pacientëve për të marr antibiotikë pa recetë, ose me receta të vjetëruara. Shpesh kjo metodë ndiqen për të shmangur konsultat mjekësore apo si referim i historive të ngjashme mes pacientëve në trajtimin e një sëmundje. Në vitet e fundit framacistët po marrin role të rendëishme në shëndetin publik. Ata nuk cilësohen më thjesht si “shitës barash”, por kontribues në shëndetin e popullatës. Pandemia tregoi se sistemi shëndetësor kishte nevojë edhe për farmacistët si pjesë e sistemit, për të ofruar kryerjen e vaksinave. Kjo praktikë ndodh në të paktën 30 shtete të botës. (A2 Televizion)