Emisioni mjekësor ‘Diagnozë’, me autore dhe moderatore Freskida Miloti transmetohet çdo të shtunë në televizionin A2 CNN, në orën 18:15.
Ky emision është konceptuar për të përcjell informacion mbi shëndetin, kulturë mjekësore, këshilla praktike për një kujdes shëndetësor, informimin për arritjet në këtë fushë dhe me të ftuar mjekë specialist në studio.
Problematikat më të shpeshta në sistemin shëndetësor do të trajtohen për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë.
Në çdo episod do të trajtohen tema të ndryshme dhe shikuesit do të fitojnë njohuri mbi trajtimet më të fundit, terapitë inovative dhe kërkime të reja që po formësojnë të ardhmen e kujdesit shëndetësor.