GLAUKOMA

Prof. Asoc. Astrit Beci: Glaukoma është një grup sëmundjesh të syrit që dëmtojnë nervin optik dhe mund të çojnë në humbje të shikimit nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet në kohë. Quhet “sëmundja e heshtur” sepse në fazat e hershme nuk ka simptoma të dukshme. Unë shpeshherë, kur flas me pacientët, u shpjegoj se e quaj “hajduti i pamjes”, pasi ajo që humbet nuk kthehet nga trajtimi apo ndërhyrja. Për sa i takon pamjes, është e rëndësishme të kuptohet që trajtimi i saktë dhe kontrollet periodike janë thelbësore për të ruajtur pamjen që pacienti ka në momentin e diagnostikimit. Shumë pacientë e kuptojnë se kanë glaukomë vetëm kur dëmtimi i shikimit është i avancuar, dhe për fat të keq, dëmtimi që ndodh në nervin optik është i pakthyeshëm. Klikoni në link për të dëgjuar intervistën e plotë.