“LIFESTYLE CONFERENCE”

Konferenca e 11-të mbi stilin e jetesës dhe reduktimin e risqeve, u organizua në Tiranë, më 25 shtator 2024.

Mjekët dhe ekspertët më të mirë të shëndetit publik, u bën pjesë e kësaj Koference mjekësore, në Tiranë.
Tema e përzgjedhur ishte stili i jetesës dhe reduktimi i risqeve, si një nga masat parandaluese të shfaqjes së sëmundjeve në organizmin e njeriut. Kreu i Shoqatës Kombëtare të Shëndetit Publik, Prof.Asc.Dr. Adrian Hoxha, përshëndeti të pranishmit dhe tregoi rëndësinë e konferencave të tilla.

Diskutimet mbi parandalimin e rrisqeve vlerësohen edhe nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr Xheladin Draçini, i cili tregoi ndryshimin e raportve në trajtimin e pacientëve.

Reklame
Reklamë

Problemet më të shpeshta në stilin e jetesës paraqiten edhe në shfaqjen e gastroenteriteve apo parazitëve të ndryshme të zorrëve, të cilat kërkojnë vëmendje të veçantë. Kjo ishte tema e prezantuar nga Prof.Dr. Arben Pilaca.

Kequshqyerja mund të nis edhe në moshë foshnjore, atëherë kur balanca e ushqimit dhe qumështit prishet gjatë kujdesit të fëmijëve u shpreh Prof .Asc Dr Jolanda Hyska.

Raporti i ushqyerjes është negativ edhe nga shifrat e OBSH, ku obeziteti po njeh rritje në shifra shqetësuese.

Mjekët dhe ekspertët e shëndetit publik apeluan edhe për një kujdes të shtuar të zorrëve, të sistemit tretës dhe te vëmendja dedikuar shfaqjes së mikrobeve të ndryshme në sistemin gastrointensinal. Ushqyerja e shëndetshme, tretja e ushqimit dhe marrja e të gjitha elementeve të rendësishëm ushqimor, shihen si rekomandimet kryesore për një shëndet të mirë në popullatë.

Dr. Roland Shuperka, Ekspert për kontrollin e duhanit, foli për të dhënat më të fundit në vendin tonë dhe në botë për dëmet që shkakton duhanpirja dhe për alternativat që reduktojnë dëmet në organizëm dhe produktet e nikotinës. Ai u shpreh se: “duhet ritheksuar dhe njëherë stigma që qarkullon mbi produktet e duhanit, nuk është nikotina substanca që shkakton kancer, por monoksidi i karbonit dhe katrani që prodhohet kur cigarja ndiqet. Kjo është një prej arsyeve që ne flasim për produktet alternative me risk të reduktuar që e ngrohin duhanin.”
Konferenca u prezantua nga gazetarja dhe farmacistja Freskida Miloti, gjithashtu moderatori Isli Islami.

Kjo konferencë shkencore pati vlerën e saj për të shkëmbyer ide edhe në panelet e diskutimit me personazhe të njohur në fushën e medias, dietologjisë dhe sportit, për të ndarë pervojat personale dhe profesionale për një ndikim pozitiv në mirëqenien tonë. Studimet më të fundit dhe gjetjet shkencore inkurajojnë një qasje më të shëndetshme ndaj jetës.

Një konferencë që solli risi si nga ana e organizimit, por edhe në prezantimet e nivele ndërkombëtare.