Historia e një djali të izoluar nga sëmundja dhe shpresa që ai jep për COVID-19

Vetë-izolimi: Beteja është në mendje, jo me virusin!

Shmangni kontaktin e panevojshëm me njerëz. Qëndroni larg turmave. Mos shkoni në pazar gjatë orëve të pikut. Mbani distancë!

Kur Kryeministri dha mesazhin e tij të paparë në fillim të kësaj jave, ajo sinjalizoi një ndryshim dramatik në jetën normale siç e njohim ne.

Nuk pretendoj të kem ndonjë ekspertizë shkencore, por kam përvojë të kohëve të fundit me izolimin. Në shkurt 2018 unë iu nënshtrova një transplanti të qelizave pas trajtimit të suksesshëm të leukemisë. Pas disa javësh në spital,  dola i shëruar por u këshillova të rrija në shtëpi dhe të shmangia kontaktet me këdo që shfaqte ndonjë shenjë sëmundjeje, ose kushdo që kohët e fundit kishte qenë jashtë vendit, për një periudhë tre muaj.

Që kur nisi pandemia e koronavirusit, rregullisht më pyesin për përvojën time të izolimit dhe çfarë do të thotë në të vërtetë të jetosh i izoluar.

Kam lexuar shumë artikuj gjatë këtyre ditëve në lidhje me atë se si ta mposhtim mërzinë. Ndërsa miliona njerëz mendojnë ta izolojnë  veten  nga pjesa tjetër e shoqërisë, ka pasur një shpërthim udhëzimesh.

Kjo nuk është një ditë me shi në pushimet e verës. Nëse mendoni se disa sezone të Breaking Bad do të mjaftojnë, ju do të zhgënjeheni.

Një periudhë e suksesshme e izolimit të vetvetes është beteja e vërtetë. Beteja nuk është me virusin. Beteja është mendore dhe jo fizike.

Në thelb të saj, çelësi për të menaxhuar izolimin është aftësia për të sfiduar gjithçka që ju mendoni se është normale. Pranimi i shpejtë që gjërat do të jenë ndryshe për një periudhë kohe, do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm për një mendje të qetë.

Këto ditë nuk do të zgjasin përgjithmonë. Tani për tani do të thotë që duhet ndryshojmë rutinën. Do të thotë të ndryshojmë sjellje, do të thotë ndryshojnë përparësitë.

Gjatë periudhës sime të izolimit, familja ime e ruajti vigjilencën gjatë gjithë kohës. Nëse një mik shfaqte kollën më të vogël, atij i refuzohej hyrja në shtëpi dhe kontakti me mua. Kafetë dhe drekat jashtë i harrova.

Ndonjëherë miqtë më telefononin dhe do të më thoshin: “Kam pasur pak kollë, mendoj se ndihem mirë sot, a duhet të vij në shtëpinë tënde?” Aq shumë sa dëshiroja t’i shikoja ata, më duhej të pyesja veten: pas asaj që kisha kaluar a ja vlente të vija veten në rrezik?!

Kur kujtoja ditët në shtrat me temperaturë të lartë, kollitje dhe dhimbje kockash atëherë tregohesha i vendosur për të thënë: Jo, faleminderit!

Të jetosh do të thotë të vlerësosh rrezikun.

Rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore në aktet e dhunës etj.

Tani ekziston një kërcënim i ri: turma. Ose thjesht afërsia me këdo që e njeh apo nuk e njeh. Unë e gjeta veten duke shikuar nëpër dritaret e dyqaneve dhe pyesja nëse mund të hyja brenda duke mbajtur distancë.

Për mua, dhe jam i sigurt se kjo do të jetë e njëjtë për miliona të tjerë, distancimi shoqëror dhe izolimi nuk do të thoshte mbyllje brenda katër mureve të shtëpisë time. Është thelbësore të marrësh ajër të pastër, të shëtisësh dhe të shohësh ngjyrat e ndritshme që natyra na ofron.

Ne jemi njerëz dhe të gjithë kemi nevojë për kontakt. Por nuk ka nevojë që kontakti të jetë fizik. Megjithëse unë u tregova derën miqve të mi, unë arrita të mbaja kontakte me njerëzit që i dua. Edhe me kufizimet aktuale, një kafe është ende e mundur. Moti më i ngrohtë dhe ditët më të gjata janë në horizont dhe kjo do t’i bëjë muajt e ardhshëm më të durueshëm sesa nëse do të na kërkohej të izolohemi në mes të dimrit.

Është thelbësore të mbash ditar për javët e ardhshme. Është një humbje kohe që shtron shumë shpresë në një festë ose fundjavë larg, të cilën dëshpërimisht dëshiron të ndodhë. Shanset janë, ndoshta nuk do të jenë. Kam zbuluar që sa më shpejtë e pranon që kjo nuk është çështje ditësh aq më e lehtë është.

Zbulova që shumica e planeve mund të zhvendosen dhe pothuajse çdo gjë pret.  Do të ketë ditë më të mira në të ardhmen, do të ketë festa të tjera, koncerte të tjera, tubime të tjera. Nëna ime po planifikonte të festonte  75- vjetorin e ditëlindjes dhe kishte planifikuar një festë të madhe familjare këtë verë, por kjo nuk është më e mundur. Zemra ime pikon për çiftet që kanë planifikuar dasma, por nuk ka gjë më të rëndësishme se shëndeti.

Kur isha sëmurë më thanë se periudha vendimtare për mua ishte 100 ditë, kështu që e fejuara ime dhe unë planifikuam një fundjavë larg për të festuar. Kjo periudhë e vështirë nuk do të zgjasë përgjithmonë, kështu që vendosja e objektivave të arritshëm është thelbësore për mbijetesën mendore.

Gjatë periudhës sime të izolimit kam pasur një frikë të tmerrshme për veten. Megjithëse izolimin sot është më i thjeshtë me komunikimin, me whatsapp, apo facebook. Jeta normale do të kthehet. Kafetë dhe restorantet do të hapen sërish.

Edhe sot, unë akoma e gjej veten duke kryer një seri kontrollesh para se të futem në ndonjë ndërtesë ose në një ambient publik.  Një gjë është e sigurt, kur të mbarojë kjo, gjërat që deri dje i kanë marrë të mirëqena do t’i shijoni më shumë.

Burimi: Itv.com