Koronavirusi: Arsyeja pse të rinjtë po rëndohen nga kjo sëmundje

Koronavirusi: Arsyeja pse të rinjtë po rëndohen nga kjo sëmundje.

 

Koronavirus: Arsyeja pse po rëndohet kjo sëmundje tek të rinjt?

Raportohen çdo ditë edhe të rinj të prekur me koronavirus dhe që kanë komplikacione të rënda. Që në fillim është thënë se nuk bëjnë përjashtim nga infektimi me COVID-19 as të rinjtë, por ata ose mund të mos kenë simptoma ose mund t’i kenë të lehta. Por një nga faktorët që ka dominuar në rëndimin e situatës shëndetësore te pacientëve të rinj është stresi, ankthi që ulin imunitetin.

Vetëm shqetësimi për sëmundjen mund të ndikojë në shëndetin e përgjithshëm. Ankthi ju shkakton probleme me frymëmarrjen dhe e rëndon situatën nëse infektoheni me COVID-19.

Hulumtimet që datojnë mbi 25 vjet kanë zbuluar se stresi psikologjik rrit ndjeshmërinë ndaj sëmundjes.

Stresi i zgjatur ose kronik mund të ndikojë negativisht në sistemin imunitar duke zvogëluar aftësinë e trupit për t’u mbrojtur kundër viruseve dhe baktereve, sqarohet nga specialistët.

“Kërkohet fleksibilitet gjatë kësaj kohe paqartësie dhe ndryshimi të shpejtë.”

Sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit për ta mbajtur sistemin tuaj imunitar të fortë dhe për të ulur stresin këshillohet që të flihet shtatë deri tetë orë çdo natë.

Duhet të jeni përzgjedhës ndaj lajmeve që dalin çdo ditë. Mundohuni të dëgjoni këshillat kryesisht, bëni gjëra që ju bëjnë të ndjeheni të sigurt fizikisht dhe emocionalisht, që të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tuaj.

Merruni me aktivitete që promovojnë një ndjenjë qetësie, shmangni alkoolin dhe duhanin.

Një tjetër gjë në lidhje me sistemin imunitar është se, deri më tani, janë të pakta rastet me COVID-19 tek fëmijët nën moshën 9 vjeç. Shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse fëmijët e vegjël nuk infektohen apo simptomat e tyre janë aq të lehta sa askush nuk e vëren atë.