Njihuni me disa simptoma të reja të koronavirusit
Si duket spektri i sëmundjes COVID-19?
Nga të dhënat aktuale, duket se rreth 25-30% e njerëzve mund të jenë asimptomatikë ose “pre-simptomatikë” që përhapin COVID-19 pa e ditur as që e kanë atë. Rreth 80% e njerëzve vazhdojnë të kenë sëmundje të lehtë deri në mesatare dhe nuk kalojnë këtë fazë. Por rreth 16% e njerëzve përkeqësohen dhe vazhdojnë të kenë sëmundje më serioze.
(Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se lista e simptomave të mundshme është rritur përtej etheve, kollës dhe gulçimit; simptomat e tjera mund të jenë: dhimbje koke, rrufë, dhimbje të fytit, dobësi, lodhje, dhimbje muskulore, të vjella, shqetësime në stomak, diarre, humbja e nuhatjes dhe shijes, sy të skuqur.)