Rregullatorët shëndetësorë të ShBA-së kanë aprovuar një test të ri për koronavirusin që do të shpejtojë me dhjetëfish mundësinë e testimit të pacientëve, duke ndihmuar në zgjidhjen e një pengese të rëndësishme për përpjekjet amerikane për të izoluar virusin.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave dha testin “autorizim të përdorimit të urgjencës”, i cili funksionon në sistemet e kobës 6800/8800 të Roche Holding AG. Sistemi 8800 është i aftë të testojë 4128 pacientë në ditë, dhe versioni 6800 mund të testojë jo më shumë se 1440 pacientë. Testi është gjithashtu në dispozicion në Evropë dhe vendet që pranojnë shënimin e saj CE për pajisjet mjekësore.
“Ne po e rrisim shpejtësinë patjetër me një faktor prej 10,” tha Thomas Schinecker, drejtuesi i njësisë së diagnostikimit të kompanisë zvicerane, në një intervistë.
Testimi është thelbësor për të penguar përhapjen e COVID-19 sepse lejon punonjësit e kujdesit shëndetësor të identifikojnë të infektuarit dhe të karantinojnë ata edhe nëse nuk po përjetojnë shumë simptoma.
Kjo mund të zvogëlojë numrin e përgjithshëm të infeksioneve dhe të vlejë për prodhuesit e barnave që të vijnë me trajtime më të mira dhe në fund të fundit me një vaksinë.Ky është testi i tretë dhe i pari i disponueshëm komercialisht, me një miratim i urgjencës nga FDA.
ShBA dhe Evropa janë kritikuar për vonesën e testimit të popullatës së tyre, duke lejuar që virusi të përhapet. Sistemet e kobës së Roche, të lançuara në vitin 2014, janë gjerësisht të disponueshme globalisht, me 695 nga 6800 instrumentet dhe 132 nga 8800 sistemet e instaluara tashmë.
Ka 110 prej këtyre mjeteve në ShBA dhe Roche ka instaluar një “sasi të konsiderueshme” në vendet kryesore në ShBA javët e fundit, tha Schinecker. Roche nuk pranoi të specifikonte sa nga ato njësi janë model 8800 dhe sa janë model 6800. Sistemi cobas 8800 mund të testojë pacientët rreth 10 herë më shpejt sesa testi ekzistues i Roche për koronavirusin, i cili funksionon në pajisjet e tij MagNA Pure 24 dhe LightCycler 480. Ndërsa këto instrumente kërkojnë më shumë vëmendje njerëzore, ka më shumë prej tyre në laboratorë dhe spitale nëpër botë.
Ata do të vazhdojnë të luajnë një rol vendimtar në testimin e njerëzve, veçanërisht jashtë ShBA – tha Schinecker. Instrumentet e kobës 6800/8800 japin rezultatet e provës brenda katër orësh. Roche mund të sigurojë miliona prova çdo muaj për sistemet dhe “po shkon në kufijtë e kapacitetit të saj të prodhimit”, tha ndërmarrja. Roche nuk pranoi të komentojë mbi çmimet për testet.
Testet analizojnë acidet nukleike të nxjerra nga pështyma ose mukusi i pacientëve dhe i krahasojnë ato me sekuencat që gjenden në llojet e koronavirusit, përfshirë SARS dhe atë që doli në Wuhan, Kinë.