Shikoni surprizën që bën grupi Alar Band në emision mjekësor ‘Diagnozë’ drejtuar nga Freskida Miloti, i cili transmetohet çdo të shtunë në orën 17 në Ora News. Përveç këshillave nga mjekët specialist të ftuar në studio në emisionin ‘Diagnozë’, se si të mbrohen personat, testimet, risitë, shpëtimi i jetës me anë të trajtimeve etj. Në pjesën e fundit të emisionit është edhe rubrika “Impakt shëndet”, ku gjithmonë do të ketë të ftuar special nga fusha e artit, kinematografisë, politikës etj, të cilët do të ndajnë eksperiencat e tyre për shëndetin, mesazhe të bukura sensibilizuese për një shëndet të mirë. Ata vijnë në një intervistë ndryshe dhe në mbyllje të emisionit së bashku me personazhin publik realizojmë një surprizë. Këtë të shtunë është ftuar këngëtari Xhieldo Hyseni që flet për rëndësinë e muzikës në jetën e tij, por edhe si diçka shumë e rëndësishme në shëndetin e njeriut siç është muzikoterapia. Grupi Alar Band i bëjnë surprizë Dr. Brunilda Shirokës, duke i shprehur mirënjohjen në emër të pacientëve dhe i këndojnë asaj në zyrë. Ndiqni videon.
You may also like
Stefi Prifti në një bisedë si asnjëherë më parë. Këngëtari Stefi Prifti në intervistën e tij në rubrikën ‘Impakt Shëndet’ në emisionin Lexo Artikullin »
Në rubrikën “Impakt Shëndet” të emisionit Diagnozë nga Freskida Miloti, personazhi i radhës është Renis Gjoka. Shëndeti, muzika, ndikimi dhe progresi i Lexo Artikullin »
I ftuar në pjesë tjetër të emsionit është Bojken Lako, një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar, i cili ka dhënë një Lexo Artikullin »
Aktori i mirënjohur Bruno Shllaku në një intervistë ndryshe në rubrikën ‘Impakt Shëndet’ në emisionin ‘Diagnozë’ nga Freskida Miloti flet për jetën Lexo Artikullin »