Këngëtari i njohur, Mateus Frroku ka treguar eksperiencën e tij me spitalet, me të cilat nuk ka aspak raporte të mira pasi i japin shumë ankth. I ftuar në emisionin ‘Diagnozë’ të Freskida Milotit ai ka treguar një rast kur bëri operacion në krah, nga i cili mund të rrezikonte jetën. “Mjeku më jep një ngarkesë emocionale të cilën nuk e përballoj shumë mirë. Ambienti i spitalit nuk më pëlqen, më është dashur të jem shpesh por më jep një ankth. Një herë kur më është dashur të jem i shtruar në spital për një shkaktar aksidenti që pata me krahun. Një operim shumë i vështirë që diskutoheshin shumë gjëra që kishin të bënin me jetën. Ishte një ndjesi që nuk më ka bërë aspak mirë përsa i përket gjendjes emocionale, e përjetova keq dhe nga ai moment kam kujtime jo të mira. Doktorin e repsektoj shumë për atë që bën por nuk gjej dot paqe që të ulem e të flas”, tregoi këngëtari për eksperiencën para 5 vitesh me mjekun Arjan Cela. Përsa i përket përvojës artistike, para pak kohësh solli këngën ‘Rrak Tak’ në bashkëpunim me Bujar Qamilin i cili u kthye në hit. Energjia ishte ajo që bashkoi Mateus Frrokun me këngëtarin e njohur të muzikës popullore, por nuk dihet ende nëse do vijë një projekt i ri nga ata të dy.