Shumë vajza dhe gra përjetojnë një cikël menstrual mjaft të dhimbshëm. Njohur ndryshe me emrin mjekësore, dismenorea, dhimbjet e ciklit janë të dy llojshme: “të lindura” dhe të krijuara. Për ciklet e dhimbshme të cilat kanë qenë të tilla gjithmonë, trajtimi i tyre është i pamundur por mund të mbahen dhimbjet nën kontroll me qetësues.
Ndërkohë cikli i dhimbshëm i krijuar mund të jetë nëj shenjë alarmi për një vizitë mjekësore. Mjekja obstetër-gjinekologe Dr. Otilia Dekovi, e ftuar në A2 CNN, në studion e emisionit Diagnozë, me autore dhe moderatore Freskida Milotin, tregoi sesi mund të trajtohet një cikël i dhimbshëm.
“Cikli mestrual i dhimbshëm quhet dismenorea dhe mund të jetë i dy formave: ose gruaja e ka pasur gjithmonë kështu, që në momentin e parë që i ka ardhur cikli, dhe kjo quhet dismenore primare, ose ka pasur nëj cikël pa dhimbje dhe në një moment të caktuar ai bëhet i dhimbshëm. Dismenorea primare nuk është se gjen ndonjë shkak dhe nuk është se kemi ndonjë medikament për të ndihmuar. Për dhimbjet menstruale, ato që rekomandohet më shumë të përdoren janë ato që ne i quajmë antiinflamatorët josteroid. Kurse dismenorea sekondare, gjithmonë duhet të jetë nëj shenjë alarmi për mjekun. D.m.th pse kjo grua kishte cikle pa dhimbje deri tani dhe cikli menstrual bëhet i dhimbshëm.” – tha mjekja Otilia Dekovi për emisionin Diagnozë në A2 CNN.
Ndërkohë një tjetër fenomen i ri që po shfaqet së shumti është edhe afrimi i moshës së menopauzës. Edhe pse faktorët nuk janë përcaktuar zyrtarisht, një pjesë e mirë e grave po hyjnë në gjendjen e menopauzës shumë më herët, krahasuar me dekadat e tjera. Disa e lidhin me faktorët gjenetik, e disa me stilin e jetesës dhe ndryshimet globale të mjedisit. Fakt është që mjekët kanë konstatuar edhe mosha të reja, 25 apo 30 vjeçe, vajza të cilat kanë përjetuar menopauzë.
“Në rastet që ne hasim kemi parë një ulje të moshës mesatare në të cilën mund të shfaqet menopauza. Gjithsesi duhet të kuptojmë diçka që modeli vezorial është diçka e lindur, domethënë vezoret tona si të thuash projektohen në thonjëza që në momentin kur ne jemi në barkun e nënës, jo çdo vjeçare është njëlloj, jo çdo vjeçare është njëlloj dhe me këtë lidhet dhe fakti i asaj që quhet rezerva vezoriale ose potenciali vezorial, domethënë jo çdo grua e ka të njëjtë këtë dhe kjo është arsyeja që gratë hyjnë në moshë të ndryshme në menopauzë. Jo gjithmonë kjo lidhet me një predispozicion gjenetik se për shembull mund të shohësh një menopauzë në moshë të hershme që sigurisht është shqetësuese dhe për pacientin dhe shqetësuese dhe për ne kur e diagnostikojmë dhe e shohim për shembull në moshën kemi parë dhe 25 vjeç kemi parë dhe 30 vjeç.” – tregoi mjekja Otilia Dekovi për emisionin Diagnozë në A2 CNN.
Një dilemë të madhe që kanë gratë në prag të menopauzës ose gjatë saj, është mënyra e trajtimit apo kura që do t’i ndihmonte ta kalonin më lehtë këtë gjendje. Terapia medikamentoze është mjaft e nevojshme në këtë fazë dhe sygjerimet janë për përdorimin e terapisë zvendësuese hormonale. Një terapi që ndihmon gratë të rikuperojnë gjëndjen e tyre.
“Terapia medikamentoze e cila realisht gruaja do shikonte disa ndryshime të këtyre shenjave është terapia zëvendësuese hormonale që quhet dhe nuk mendoj se gratë të cilat sidomos ato që kanë hyrë në menopauzë në një moshë më të hershme të themi që nga mosha vjeç për shembull ju ka filluar menopauza nuk duhet të hezitojnë që ta përdorin këtë terapi zëvëndësuese hormonale. Nëse ata janë të rregullta me këto check-up dhe nuk kanë probleme të cilat mund të jenë kundërindikacion për përdorimin e terapisë të zëvendësuese hormonale, atëherë këto gra duhet të përdorin terapinë zëvendësuese hormonale, që çfarë është, në fakt. Janë hormonet e ciklit natyral të gruas, që gruaja i prodhon dhe kur ka ciklin e vet, në pjesën e parë janë me dominancë të estrogjenit dhe pastaj në pjesën e dytë të ciklit menstrual, për një pesë deri në shtatë vjeçar këto mund të përdoren dhe pa problem, gjithmonë duke qenë në kontrolle të rregullta me ekografi gjiri dhe mamografi gjiri, me ekografi gjinekologjike transvaginal,” shtoi më tej mjekja Otilia Dekovi për emisionin Diagnozë në A2 CNN.
Emisioni Diagnozë vjen për teleshikuesit e A2 CNN çdo të shtunë në orën 18:15, me tematika të ndryshme dhe mjaft të rendësishme për shëndetin. Ritransmetimi i emisionit është çdo të diel po në orën 18:15. Qëndroni të informuar nga mjekët më profesionist që janë pjesë e emisioneve tona, për një shëndet më të mirë. (A2 Televizion)