Studimet tregojnë se disa ndryshime të vogla mund të thyejnë ciklin stres-depresion, duke filluar me një mentalitet më pozitiv. “Nëse jeni të stresuar dhe ndiheni sikur po bini në depresion, gjëja më e mirë është të merrni një strategji pak më aktive të përballimit e këtij shqetësimi.
- Mjaftojnë vetëm 30 minuta aktivitet fizik në 5 ditë në javë për të bërë diferencën. Aktivitetet si joga, ju ndihmojnë të relaksoheni, janë të mira për reduktimin e stresit.
- Shmangni ngrënien ose pirjen e tepërt pasi mund të ndiheni mirë përkohësisht, por shqetësimi do vijë më pas. Pirja e tepërt e pijeve alkoolike mund të ndikojë në gjumin tuaj dhe t’ju shkaktojë plogështi të nesërmen.
- Kufizoni kafeinën sepse mund ta bëjë stresin edhe më intensiv. Mundohuni të reduktoni konsumimin e sodës dhe pijeve të tjera me kafeinë.
- Lini duhanin!
Ideja se pirja e duhanit mund t’ju ndihmojë të përballoni stresin është një mit popullor.
- Gjeni kohë për veten tuaj.
Bëni gjëra që ju pëlqejnë ose që ju bëjnë të ndiheni mirë. Jini të qetë me veten dhe përqendrohuni në gjërat që bëni mirë.
- Flini mirë.
Fondacioni Kombëtar i Gjumit rekomandon 7 deri në 9 orë për të rriturit çdo natë.
- Qëndroni pranë njerëzve pozitivë.