Ekzema, veçanërisht dermatiti atopik, është një nga sëmundjet më të zakonshme të lëkurës në botë. Sipas një raporti të OBSH-së, deri në 20% e fëmijëve dhe adoleshentëve janë të prekur nga ekzema, ndërsa prevalenca globale e saj është rritur ndjeshëm gjatë katër dekadave të fundit. 
Ekzema ka një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e jetës së individëve të prekur. Një studim i realizuar nga OBSH-ja tregon se ekzema mund të ndikojë negativisht në cilësinë e jetës së individëve dhe familjeve të tyre, duke shkaktuar shqetësime fizike dhe psikologjike për ata që preken. 
Sipas WebMD, lloji më i zakonshëm është dermatiti atopik. Ekzema shpesh ka një komponent gjenetik dhe është e lidhur me gjendja si astma dhe rinit alergjik. Faktorët e mjedisit, si ndotja dhe stresi, gjithashtu mund të kontribuojnë.