Kush është më i rrezikuar?
Personat më të rrezikuar janë ata që kanë:
–Lëkurë të bardhë
Të kesh më pak pigment melanine në lëkurë do të thotë të keshmë pak mbrojtje ndaj rrezeve UV. Nëse keni flokë biondë apo të kuq, quka apo digjeni shpejt nën rrezet e diellit, ju keni më tepër mundësi të zhvilloni melanoma.
–Djegie nga dielli
Një apo më shumë episode të djegies së lëkurës nga rrezet e diellit në fëmijërinë tuaj mund të rrisin rrezikun e melanomës nëmoshën adulte.
–Ekspozim të tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit, i cili rritrrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës.
–Nishane të shumta apo nishane të pazakonta në pjesë tëndryshme të trupit
Të paturit më shumë se 50 nishane të zakonshme në trup tregonnjë rrezik të lartë për të zhvilluar melanomë. Gjithashtu, edheekzistenca e nishaneve të pazakonta tregon për një tendencë ndajmundësisë së zhvillimeve malinje në lëkurë.
–Histori familjare të melanomës
Nëse një i afërm, prind, fëmijë apo vëlla ka patur melanomë, individi ka një mundësi më të madhe për ta zhvilluar atë.
–Sistem imunitar të dobësuar
Në këtë kategori futen të gjithë pacientët me HIV/AIDS dhe ataqë i janë nënshtruar një transplanti.
Burimi: ISHP